Dita Botërore e Ndihmës së Shpejtë , 12 Shtator 2015

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Ndihmës së Shpejtë , 12 Shtator 2015.

   “Ndihma e Parë dhe mosha e tretë.

                                     Bëhu hero. Shpëto jetë.

                                                          Kushdo,  në çdo kohë mund ta japë atë”.

 

Thelbi i mesazhit të këtij viti për Ditën Botërore të Ndihmës së Parë, ka në qendër si grup fokus moshën e tretë. Ideja e kësaj motoje është që të ndërtojë një imazh pozitiv mbi moshimin, dhe  njohjen e njerëzve të moshuar si një burim i rëndësishëm për shoqërinë. Gjithashtu duam të inkurajojmë të moshuarit të vetë fuqizohen nëpërmjet përfshirjes së tyre në shoqëri, si aktorë e jo vetëm  përfitues.

Ndryshimi i vazhdueshëm demografik me të cilën po ballafaqohet shoqëria me sfida komplekse, ngre pyetje në lidhje me rolin aktiv të njerëzve të moshuar brenda sistemit shoqëror.

Qellimi i vendosjes së kësaj Dite është sensibilizimi i komunitetit për rëndesinë që ka dhënia e ndihmës së shpejtë në çdo rrethanë e situatë që ajo kërkohet.

Në jo pak raste shumë persona nuk janë në gjëndje të afrojnë në shërbim urgjent, të veprojnë me korrektesë dhe për pasojë kemi jo pak humbje jete, apo rëndime të shëndetit të sëmurëve e të lënduarve.

Ndihma e shpejtë është ofrimi i ndihmës  për të sëmurin apo të lënduarin në vëndin e ngjarjes, gjatë transportit, si edhe në institucionin shëndetësor perkatës.  Ajo ka për qëllim mënjanimin e drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e përkeqësojnë gjëndjen shëndetësore të të semurit ose të të lënduarit.

Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vëndi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë transportit deri në vendosjen e të lënduarit/ sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse. Ajo duhet të zbatohet brenda 10 minutave me mënyrat përkatëse. Qëllimi kryesor i ndihmës së shpejtë është që t’i sigurojë të sëmurit, të lënduarit apo të helmuarit lehtësim të shpejtë të mushkërive dhe perfuzionin sistemik, që të dërgohet sa më parë dhe në gjëndje sa më të mirë shëndetësore deri në institucionin më të afërt shëndetësor.

Në këtë hap të parë shpëtimtarët duhet të zotërojnë njohuri elementare për shpëtimin e jetës në raste emergjente, të rrezikimit të shëndetit të njeriut, duke zvogëluar dhimbjen, minimizimin e ndërlikimeve të  lënduarit dhe sëmundjeve të befasishme, deri sa të arrije ndihma mjekësore profesionale. Ndihma e shpejtë nuk ka për qëllim të përcaktojë llojin e sëmundjes, shërimit, lëndimit apo të helmimit, por të ofrojë ndihmë të parë themelore. Qëllimi i shpëtimtarit është të zotërojë mirë masat e reanimacionit kardiopulmonar në rast të sëmundjeve apo aksidenteve (frymëmarrja artificiale, masazh zemre, fashimi, ndalja e gjakderdhjes). Ndihma e parë është e nevojshme vazhdimisht në jetën e përditshme, dhe sidomos atëhere kur nuk mund të presim ndihmën mjekësore profesionale në vëndin e fatkeqësisë. Këto raste ngjajnë shpesh dhe çdo ditë kudo në botë dhe në vëndin tonë.
Ndihma e parë duhet t’u ofrohet të gjithë të lënduarve dhe të helmuarve, jeta e të cileve është ne rrezik. Duke pasur parasysh zhvillimin dinamik të jetës, shpesh ndodhin lëndime në punë, aksidente në rrugë, vrasje, plagosje, vetëvrasje, goditje me mjete të forta, rënie nga katet e larta të ndërtesave, lëndime nga rryma elektrike, mbytjet në ujë, lendimet nga mjetet fizike, kimike, biologjike, sulme në zemer dhe gjëndje të tjera emergjente. Në keto raste është e domosdoshme të ofrohet ndihma e shpejtë mjekësore brenda 10 minutave të arta. Shpetimtari i rastit, duhet te zbatojë parimet themelore të dhenies së ndihmës së parë dhe ta konsideroi atë si obligim human dhe ligjor ndaj të gjithë atyre, të cilët, ne momentin e caktuar, e kanë jetën në rrezik.

Kryesorja mbeten gjakderdhjet, të cilat duhet të eliminohen sa më parë, gjëndjet aksidentale, lëndimet e kokës, bustit kurrizor, barkut dhe lëndimet e shkaktuara nga goditjet e trupit me sende të forta. Në të gjitha këto raste, shpëtimtari që jep ndihmën e parë, duhet të jetë i qete, i matur, i vetëdijshëm dhe ajo që është më kryesorja të ketë njohuri të përgjithshme cilësore. Ai mund të jetë shpëtues i jetës edhe duke mbajtur parasysh moton e Dites; Bëhu hero. Shpëto jetë

Kujdesi duhet treguar për transportimin e të lënduarve. Studimet tregojnë se transportimi me mjete jo të përshtatshme, nga persona të patrajtuar, jo vetëm që nuk e ka ndihmuar të aksidentuarin, përkundrazi ka rritur numrin e vdekjeve. Statistikat tregojnë që një shërbim i tillë në asnjë mënyrë nuk duhet të ofrohet nga njerëzit e ndodhur rastesisht aty. Duhet njoftuar policia apo autoambulanca. Eshtë shumë i rëndesishëm edhe trajnimi i bluzave të bardha si mjekë/infermjerë urgjence, per keto sherbime. Të dhënat e Ministrisë së Shendetësisë tregojnë së një sërë mjekësh të tjerë janë në proces të trajnimit, që shërbimi i emergjencës të bëhet në mënyre bashkëkohore dhe moderne.

Departamenti i Promocionit dhe i Edukimit të Shëndetit.

 

Start Date - End Date

Sep 12, 2015 - Sep 12, 2015

Start Time - End Time

8:00 am - 12:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This