Dita Botërore e Goditjes në Tru, 29 Tetor 2017

Loading Events
  • This event has passed.
Description

                                                                                     

 

 

DITA BOTËRORE E GODITJES NË TRU

 

Çdo vit në 29 tetor organizohet Dita Botërore e Goditjes në Tru. Kjo ditë shihet si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të organizuar fushata sensibilizuese, me qëllim uljen e barrës sëgoditjeve në trunë nivel global,rajonal dhe lokal.

Nëpërmjet krijimit të një platforme globale,në Ditën Botërore të Goditjes në Tru përforcohen zërat tanë individualë dhe rritet numri i njerëzve në zhvillimin e bisedave rreth trajtimit dhe mbështetjes për parandalimin e goditjeve në tru.

 

PSE DUHET PARANDALUAR GODITJA NË TRU?

-90% e të gjitha goditjeve në tru janë të lidhura me 10 faktorët kryesorë të rrezikut.

-1 në 6 njerëz është në rrezik për t’u prekur nga një goditje në tru gjatë jetës.

-Të gjithë kemi arsye të forta për të parandaluar një goditje në tru.

 

Fushata e këtij viti është e fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit mbi goditjet në tru dhe parandalimin e rreziqeve, prandaj u bëhet thirrje të gjithë individëve, familjeve, komuniteteve,profesionistëve të shëndetit dhe qeverive për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me rreziqet kryesore të goditjes në tru, dhe për tëndërmarrë veprimet konkrete parandaluese.

 

ÇFARË ESHTE GODITJA NË TRU APO INFARKTI I TRURIT?

Goditja në tru(ose infarkti i trurit) ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet dhe për pasojë, qelizat e trurit në zonën e prekur fillojnë të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e tyre. Masa dhe vendndodhja e qelizave të dëmtuara përcaktojnë shkallën e infarktit. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë kur infarkti i trurit është i patrajtuar.

 

SI TA ULNI RREZIKUN E GODITJES NË TRU?

A e dini se 90% e goditjeve janë të lidhura me 10 rreziqe të shmangshme? Nëse keni diabet, probleme të zemrës ose histori familjare, bisedoni me mjekun tuaj rreth rrezikut të goditjes në tru dhe trajtimeve parandaluese. Nё vijim po rendisim hapat që mund të ndjekë secili për të zvogëluar mundësitë dhe rrezikun e goditjes në tru.

  1. Kontrolloni presionin e lartë të gjakut.
  2. Bëhuni fizikisht aktivë dhe ushtrohuni rregullisht.
  3. Mbani një dietë të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime, dhe me pak kripё, për të patur një shëndet sa mё tё mirё dhe për tё mbajtur në normë presionin e gjakut.
  4. Ulni kolesterolin tuaj
  5. Ruani një peshë konstante.
  6. Ndaloni pirjen e duhanit dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit.
  7. Sa më pak alkool tё konsumoni, aq më mirë ёshtё pёr shёndetin tuaj.
  8. Mësoni të dalloni shenjat e goditjes në tru.
  9. Zvogëloni rrezikun nga diabeti, bisedoni me mjekun tuaj.
  10. Njihuni me faktorët e rrezikut si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kolesteroli i lartë në gjak.

 

Dieta e varfër në kripë

Rekomandohet që marrja e kripës të zvogëlohet në më pak se 5 gram në ditë për të zvogëluar rrezikun e goditjes në tru.

1.Kripa rrit presionin e gjakut në organizmin tonë.

2.Sa më i lartë presioni ynë i gjakut, aq më shumë shtohen mundësitë e një goditjeje në tru.

3.Të rriturit duhet të konsumojnë më pak se 5 gram kripë në ditë, ndёrsa fëmijët edhe më pak.

4.Është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët të mos konsumojnë shumë kripë, pasi presioni i gjakut fillimisht nis të rritet qё në fëmijëri.

5.Pjesa më e madhe e kripës së konsumuar gjendet në ushqimet që ne konsumojmë përditë si: buka, djathi, salcat e ndryshme, mishi i pёrpunuar, si dhe te kripa që përdorim në tavolinat tona.

6.Ju duhet pak kohë sa të mësoheni me ushqimet me pak kripë,por ju sigurojmё që ju do t’i pëlqeni ato aq shumë, për të mos thënë më shumë sesa ushqimet e kripura.

 

FIBRILACIONI ARTERIAL DHE PATOLOGJITË E TJERA TË ZEMRËS

Fibrilacioni atrial (FA) është një patologji e zemrës e diagnostikuar më pak dhe jo e trajtuar plotësisht, e cila përbën një rrezik madhor për goditjen në tru. FA bën që dy dhomat e sipërme të zemrës (atriumet) të shpeshtojnë rrahjet në vend që të rrahin normalisht, duke bërë që gjaku të mos pompohet jashtё atriumeve plotësisht, dhe më pas kjo situatë krijon premisat e formimit të mpiksjes sё gjakut. Koagulat (copëza të mpiksura gjaku) mund të qarkullojnë në tru dhe të shkaktojnë infarkt të truritme pasoja fatale për individin. Goditja në tru, shkaktuar nga FA (fibrilacioni atrial), është në të shumtën e rasteve e parandalueshme me marrjen e barnave antikoagulantë.

Rekomandohet që personat të cilët kanë kaluar një atak zemre, kanë qenë diagnostikuar me çrregullime në zemër apo kanë patur çrregullime të ritmit, të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore te mjeku me qëllim parandalimin e një goditjeje të mundshme.

 

Shpëtoni një jetë!Njihni shenjat e rrezikut!Veproni tani!

 

Njihuni me shenjat e rrezikut të goditjes në tru.

Testi i shpejtë është një mënyrë e mirë për gjithsecilin për të njohur shenjat dalluese tё goditjes në tru. Testi i shpejtë observon fytyrën, krahët, të folurёn, si dhe kohën e veprimit:

 

Fytyra- Ekzaminoni fytyrën. A dalloni deformim në pjesёn e gojёs? A duket pjesa e gojës si e varur? Gjatë buzëqeshjes dalloni rënie të njërës anë të fytyrës?

Krahët – A i ngre dot individi të dy krahët? Kur dy krahët i ka të ngritura – A e ndjen njërën anë më të pafuqishme se tjetrёn?

E folura- A është e folura e tyre e paqartë? Nuk flasin dot? Ngatёrrojnё apo hanë fjalët?

Koha- Është kritike. Nëse ju dalloni njërën prej këtyre shenjave, veproni shpejt. Thёrrisni sa më shpejt shërbimin e urgjencës ose shkoni te spitali më i afërt sa më shpejt. Veproni shpejt dhe kërkoni shërbimin e urgjencës mjekësore. Humbja e kohës do të thotë humbje e funksionit të trurit.

Mendo shpejt! Vepro shpejt!

Goditja në tru është një emergjencë mjekësore

 

Start Date - End Date

Oct 29, 2017 - Nov 02, 2017

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This