Dita Botёrore e Luftёs Kundёr Tuberkulozit, 24 Mars 2016

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botёrore e Luftёs Kundёr Tuberkulozit:”Tё bashkuar t’i japim fund Tuberkulozit”.

24 Mars 2016

Pёr Ditёn Botёrore tё Luftёs kundёr Tuberkulozit 24 Mars 2016, OBSH i bёn thirrje qeverive, komuniteteve, shoqёrisё civile dhe sektorit privat, tё bashkohen pёr t’i dhёnё fund kёsaj sёmundjeje. OBSH dhe partnerёt promovojnё dialogun dhe bashkёpunimin i cili bashkon individё dhe komunitete nё njё qasje tё re me qёllim shfarosjen e epidemisё sё Tuberkulozit .

 

Kёto pёrpjekje pёrfshijnё tё gjithё sektorёt, me qёllim qё tё shpejtojnё zhvillimin drejt arritjeve tё qёndrueshme duke kontribuar kёshtu edhe nё fusha tё tjera pёrfshirё eliminimin e varfёrisё, mbulimin universal shёndetёsor, shёndetin e nёnёs dhe fёmijёs, mbёshtetjen sociale dhe drejtёsinё.

 

Katёr nёntema tё cilat renditen pas tematikёs kryesore: Tё bashkuar t’i japim fund Tuberkulozit qё OBSH promovon janё:

 

  • Sё bashku ne mund tё parandalojmё TB duke i dhёnё fund varfёrisё.
  • Sё bashku ne mund ta diagnostikojmё, trajtojmё dhe kurojmё.
  • Sё bashku ne mund t’i japim fund stigmёs dhe diskriminimit.
  • Sё bashku ne mund tё nxisim punёn pёr kёrkime e studimeve tё reja.

 

Fakte pёr Tuberkulozin

 

  • Tuberkulozi (TB) ёshtё njё nga sёmundjet infektive vdekjeprurёse.
  • Nё 2014 9.6 milion njerёz u sёmurёn me TB dhe 1.5 milion vdiqёn nga sёmundja.
  • Rreth 95% e vdekjeve nga TB ndodhin nё vendet me tё ardhura tё ulta dhe tё mesme.TB renditet nё 5 shkaktarёt kryesorё tё vdekjes tek gratё e moshёs 15 – 44 vjeҫ.
  • Nё 2014 rreth 1 milion fёmijё u sёmurёn me TB dhe 140.000 prej tyre vdiqёn nga sёmundja.
  • TB ёshtё njё shkaktar kryesor i vdekjeve tek individёt Hiv pozitiv: nё 2015 1 nё 3 individё HIV pozitiv qё humbёn jetёn, shkaktar qe TB
  • Nё tёrё rruzullin nё 2014, rreth 480.000 njerёz patёn probleme me rezistencёn ndaj mjekimit me medikamente anti TB.
  • Rezultati qё duam tё arrijmё ёshtё ta ndalim TB. Incidenca e TB ka rёnё nga njё mesatare rreth 1.5 % nё vit qё nga 2000, ndёrsa tani ёshtё 185% mё i ulur se niveli i 2000.
  • Vdekshmёria ra nё 47% ndёrmjet viteve 1990 dhe 2015.
  • Afёrsisht 43 milion jetё njerёzish janё shpёtuar nёpёrmjet diagnostikimit tё TB dhe trajtimit nё vitet 1990 – 2014.
  • Dhёnia fund e epidemisё sё TB nё 2030 pёrbёn njё nga objektivat shёndetёsorё tё sё ardhmes.

 

poster tuberkulozit

Start Date - End Date

Mar 24, 2016 - Mar 31, 2016

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This