7 Prill 2018, Dita Botërore e Shëndetit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

7 Prill 2018

Dita Botërore e Shëndetit

 

“Mbulimi Universal Shëndetësor–

Për çdo njeri,

Në çdo vend”

 “Shëndet për të gjithë”

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është themeluar mbi parimin që të gjithë njerëzit duhet të jenë të aftë të realizojnë të drejtat e tyrepër shëndet në nivelet më të larta të mundshme.

“Shëndet për të gjithë” ka qenë vizioni udhëheqës i OBSH-së për më shumë se shtatë dekada, si dhe një shtysë dhe mbështetje për organizatat dhe vendet e ndryshme për të shkuar drejt Mbulimit Universal Shëndetësor.

Eksperienca ndër vite ka treguar se Mbulimi Universal Shëndetësor arrihet kur vullneti politik është i fortë.Prandaj dhe OBSH-ja në vitin e 70-të të saj u bën thirrje udhëheqësve në mbarë botën që të përmbushin premtimet e bëra në periudhën e hartimit të Objektivavetë Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në vitin 2015, si dhe të angazhohen për hapa konkrete drejt shëndetit për të gjithë njerëzit. Kjo do të thotë që të sigurohemi që të gjithë, kudo mund të kenë akses në shërbimet shëndetësore cilësore pa u përballur me vështirësi financiare.

OBSH-ja përgjatë gjithë vitit 2018 do të ketë në fokus Mbulimin Universal Shëndetësor nëpërmjet organizimit të shumë eventeve, duke filluar në 7 prill me Ditën Botërore të Shëndetit,nëpërmjetorganizimittë shumë bisedave lokale dhe botërore rreth mënyrave të duhura për të arritur “Shëndet për të gjithë”.

 

Pse Mbulimi Universal Shëndetësor është i rëndësishëm?

Vendet të cilat investojnë në Mbulimin Universal Shëndetësor bëjnë një investim të rëndësishëm në kapitalin e tyre njerëzor. Vitet e fundit,Mbulimi Universal Shëndetësor është shfaqur si një strategji kyçe për të bërë përparime drejt qëllimeve të tjera të lidhura me shëndetin dhe më gjerë. Aksesi për një kujdes cilësor thelbësor dhe për mbrojtje financiare, jo vetëm që rrit shëndetin e njerëzve dhe jetëgjatësinë, por mbron gjithashtu vendet nga epidemitë, zvogëlon varfërinë dhe rrezikun ndaj urisë, krijon vende të reja pune, nxit rritjen ekonomike dhe rrit barazinë gjinore.

Disa vende kanë bërë përparime të dukshme drejt Mbulimit Universal Shëndetësor, por megjithatë gjysma e popullsisë së botës akoma nuk është në gjendje të marrë shërbimet shëndetësore për të cilat ka nevojë. Nëse vendet arrijnë qëllimet e OZHQ-së, më shumë se një miliard njerëz duhet të përfitojnë nga Mbulimi Universal Shëndetësor deri në vitin 2023.

Dita Botërore e Shëndetit do të vendosë në qendër të vëmendjes nevojën për Mbulimin Universal Shëndetësordhe përparësitë që kjo mund të sjellë. OBSH-ja dhe partnerët e saj do të japin shembuj të hapave që duhen ndërmarrë për të arritur këtë qëllimpërmes një sërë eventesh dhe bisedash të mbajtura në nivele të ndryshme.

Gjatë vitit 2018, ne synojmë të frymëzojmë, të motivojmëdhe tëudhëzojmëaktorët kyç, për të marrë angazhime drejt Mbulimit Universal Shëndetësor.

  • Frymëzoni – duke theksuar fuqinë e politikëbërësve për transformimin e shëndetit të kombit të tyre, duke e paraqitur sfidën si emocionuese dhe ambicioze, si dhe duke i ftuar ata të bëhen pjesë e ndryshimit.
  • Motivoni – duke dhënë shembuj dhe eksperienca të vendeve të ndryshme të cilat janë duke përparuar në Mbulimin Universal Shëndetësor, si dhe duke inkurajuar vende të tjera për të gjetur rrugën e tyre.
  • Udhëzoni – duke siguruar mjetet për dialogun e strukturuar politik mbi mënyrën e përparimit të Mbulimit Universal Shëndetësor në vend, ose duke mbështetur përpjekjet në vendet e tjera (p.sh. zgjerimin e mbulimit të shërbimit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, zvogëlimine pagesave nën dorë).

Tema për Ditën Botërore të Shëndetit është “Mbulimi Universal Shëndetësor–Për çdo njeri, Në çdo vend”, ndërsa slogani është “Shëndet për të gjithë”.

 

Mesazhet kyçe për Ditën Botërore të Shëndetit

  • Mbulimi Shëndetësor Universal siguron që të gjithë njerëzit të mund të kenëakses në shërbimet shëndetësore cilësore ku dhe kur ata kanë nevojë, pa u përballur me vështirësi financiare.
  • Askush nuk duhet të zgjedhë midis shëndetit të mirë dhe nevojave të tjera të jetës.
  • Mbulimi Universal Shëndetësor është çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.
  • Mbulimi Universal Shëndetësor është i mundshëm. Disa vende kanë bërë përparime të mëdha. Sfida e tyre është të ruajnëMbulimin Universal Shëndetësor për të përmbushur pritshmëritë e njerëzve.
  • Të gjitha vendet duhet të përkrahin Mbulimin Universal Shëndetësor në mënyra të ndryshme: nuk ka një mënyrë të përshtatshme për të gjithë, por çdo vend mund të bëjë diçka për të çuar përpara Mbulimin Universal Shëndetësor.
  • Kryerja e shërbimeve shëndetësore me të vërtetë universale kërkon një ndryshim që nga ndërtimi i sistemeve shëndetësore rreth sëmundjeve dhe institucioneve,drejt shërbimeve shëndetësore për popullin dhe rreth popullit.
  • Gjithkush mund të luajë një rol në rrugën drejt Mbulimit Universal Shëndetësor, duke marrë pjesë në një bisedë për Mbulimin Universal Shëndetësor.

Për momentin shumë njerëz janë jashtë mbulimit shëndetësor

“Universale” në Mbulimin Universal Shëndetësor do të thotë “për të gjithë” pa diskriminim. Çdo njeri në çdo vend ka të drejtën të përfitojë nga shërbimet shëndetësore për të cilat ka nevojë, pa u varfëruar nëse i përdor ato. Më poshtë po radhisim disa të dhëna në lidhje me Mbulimin Universal Shëndetësor sot:

  • Pothuajse gjysma e njerëzve në botë aktualisht nuk janë në gjendje të marrin shërbimet shëndetësore thelbësore.
  • Pothuajse 100 milionë njerëz po shkojnë në varfëri ekstreme, të detyruar të mbijetojnë me vetëm 1.90 dollarë në ditë ose më pak, sepse ata duhet të paguajnë për shërbimet shëndetësore nga xhepat e tyre.
  • Mbi 800 milionë njerëz (pothuajse 12 % e popullsisë së botës) shpenzojnë së paku 10% të buxhetit të tyre familjar për shpenzimet shëndetësore për veten, për një fëmijë të sëmurë ose një anëtar tjetër të familjes. Ata pësojnë të ashtuquajturat “shpenzime shkatërrimtare”.
  • Shpenzimet shkatërrimtarepër kujdesin shëndetësor janë një problem global. Në vendet më të pasura në Europë, Amerikën Latine dhe pjesë të Azisë, të cilat kanë arritur nivele të larta aksesi në shërbimet shëndetësore, kemi një numër gjithnjë në rritje të njerëzve që shpenzojnë të paktën 10 përqind të buxheteve të familjeve të tyre për shërbimet shëndetësore nga xhepi.
  • Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së kanë rënë dakord që të përpiqen të arrijnë Mbulimin Universal Shëndetësor deri në vitin 2030 si pjesë e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

 

Çfarë është Mbulimi Universal Shëndetësor

  • Mbulimi Universal Shëndetësor nënkupton që të gjithë njerëzit dhe komunitetet të marrin shërbimet shëndetësore që u nevojiten pa patur vështirësi financiare.Ai përfshin spektrin e plotë të shërbimeve bazë cilësore shëndetësore, nga promocioni shëndetësor në parandalimin, trajtimin, rehabilitimin dhe kujdesin paliativ.
  • Mbulimi Universal Shëndetësori mundëson çdo njeriu të ketë akses në shërbimet që merren me shkaqet më të rëndësishme të sëmundjeve dhe të vdekjeve, si dhe siguron që cilësia e këtyre shërbimeve të jetë mjaftueshëm mirë për të përmirësuar shëndetin e njerëzve të cilët i marrin këto shërbime.Mbrojtja e njerëzve nga pasojat financiare ndaj shërbimeve shëndetësore ul nivelin e varfërisë,pasi sëmundjet e papritura kërkojnë që ata të përdorin kursimet e tyre të jetës, të shesin asetet ose të marrin borxh, duke shkatërruar të ardhmen e tyre dhe shpesh atë të fëmijëve të tyre.
  • Arritja e Mbulimit Universal Shëndetësorështë një prej objektivave të të gjithë kombevee vendosur gjatë miratimit të OZHQ-sënë vitin 2015. Vendet që përparojnë drejt Mbulimit Universal Shëndetësordo të bëjnë përparim jo vetëm drejt qëllimeve të shëndetësore pordhe ndaj qëllimeve të tjera.Shëndeti i mirë i lejon fëmijët të mësojnë dhe të rriturit të fitojnë, i ndihmon njerëzit të shpëtojnë nga varfëria dhe të sigurojnë bazën për zhvillimin afatgjatë ekonomik.

 

Çfarë nuk është Mbulimi Universal Shëndetësor

  • Mbulimi Universal Shëndetësornuk nënkupton mbulim falas për të gjitha ndërhyrjet shëndetësore të mundshme, pavarësisht nga kostoja, pasi asnjë vend nuk mund të ofrojë të gjitha shërbimet falas mbi një bazë të qëndrueshme.
  • Mbulimi Universal Shëndetësornuk ka të bëjë vetëm me sigurimin e një pakete minimale të shërbimeve shëndetësore, por edhe me sigurimin e zgjerimit progresiv të mbulimit të shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjes financiare, kur kemi rritje të burimeve të disponueshme.
  • Mbulimi Universal Shëndetësornuk ka të bëjë vetëm me trajtimin mjekësor për individët, por përfshin edheshërbime për popullata të tëra, siç janë fushatat e shëndetit publik për shtimin e fluorit në ujë ose kontrollin e zonave të mbarështimit të mushkonjave që mbartin viruse që mund të shkaktojnë sëmundje.
  • Mbulimi Universal Shëndetësornuk është vetëm për kujdesin shëndetësor dhe financimin e sistemit shëndetësor të një vendi. Ai përfshin të gjithë komponentët e sistemit shëndetësor: sistemet dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor që ofrojnë shërbime shëndetësore për njerëzit, qendrat shëndetësore dhe rrjetet e komunikimit, teknologjitë shëndetësore, sistemet e informacionit, mekanizmat e sigurimit të cilësisë, qeverisjen dhe legjislacionin.
  • Mbulimi Universal Shëndetësorpërbëhet nga shumë më tepër sesa vetëm shëndet; marrja e hapave drejt Mbulimit Universal Shëndetësor do të thotë hapa drejt barazisë, përparësive të zhvillimit dhe përfshirjes sociale.

 

Si munden vendet të përparojnë drejt Mbulimit Universal Shëndetësor?

Tashmë shumë vende po përparojnë drejt Mbulimit Universal Shëndetësor. Të gjitha vendet mund të ndërmarrin veprime për të lëvizur më shpejt drejt tij, ose për të ruajtur fitimet që kanë bërë tashmë. Në vendet ku shërbimet shëndetësore kanë qenë tradicionalisht të aksesueshme dhe të përballueshme, qeveritë e kanë gjithnjë e më të vështirë t’u përgjigjen nevojave gjithnjë në rritje të shëndetit të popullatës dhe rritjes së shpenzimeve të shërbimeve shëndetësore.

Lëvizja drejt Mbulimit Universal Shëndetësorkërkon forcimin e sistemeve shëndetësore në të gjitha vendet.Strukturat e forta të financimit janë çelësi. Kur njerëzve u duhet të paguajnë pjesën më tëmadhe të shpenzimeve për shërbimet shëndetësore nga xhepat e tyre, të varfërit shpesh nuk janë në gjendje të marrin shumë nga shërbimet që u nevojiten dhe madje edhe të pasurit mund të jenë të ekspozuar ndaj vështirësive financiare në rast sëmundjesh të rënda ose afatgjata.

Përmirësimi i mbulimit të shërbimeve shëndetësore dhe i rezultateve shëndetësore varet nga disponimi, aksesesi dhe kapaciteti i punonjësve të shëndetësisë për të ofruar kujdes cilësor të integruar me fokus në njerëz. Investimet në fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor parësor janë më të nevojshme dhe me kosto efektive në përmirësimin e barazisë në aksesin ndaj shërbimevetë kujdesit shëndetësor bazë. Qeverisja e mirë, sistemet e shëndosha të prokurimit dhe furnizimit të ilaçeve dhe teknologjive shëndetësore, si dhe sistemete informacionit shëndetësor që funksionojnë mirë,janë elemente të tjera kritike.

Mbulimi Universal Shëndetësorthekson jo vetëm atë që shërbimet mbulojnë, por edhe se si financohen, menaxhohen dhe shpërndahen. Një ndryshim themelor në ofrimin e shërbimeve është i nevojshëm në mënyrë që shërbimet të jenë të integruara dhe të fokusuara në nevojat e njerëzve dhe të komuniteteve.

 

Mund të matet Mbulimi Universal Shëndetësor?

  1. PO. Monitorimi i progresit drejt Mbulimit Universal Shëndetësorduhet të fokusohet në dy drejtime:
  • Përqindjen e popullsisë e cila ka akses në shërbimet shëndetësore cilësore bazë.
  • Përqindjen e popullsisë e cila shpenzon një sasi të mëdhe të të ardhurave të familjes në shëndet.

OBSH-ja, së bashku me Bankën Botërore, ka zhvilluar një kornizë për të ndjekur ecurinë e Mbulimit Universal Shëndetësor duke monitoruar të dy kategoritë, duke marrë parasysh si nivelin e përgjithshëm ashtu edhe shkallën në të cilën MbulimiUniversal Shëndetësor është i barabartë, duke ofruar mbulim të shërbimit dhe mbrojtje financiare për të gjithë njerëzit brenda një popullsie, si të varfërit ose ata që jetojnë në zona të largëta rurale.

OBSH-ja përdor 16 shërbime shëndetësore të domosdoshme të grumbulluaranë 4 kategori si tregues të nivelit dhe barazisë së Mbulimit Shëndetësor Universal në vende të ndryshme:

 

Shëndeti riprodhues, amëtar, i të porsalindurit dhe i fëmijës.

  • Planifikimi familjar
  • Kujdesi antenatal dhe në lindje
  • Imunizimi i plotë i fëmijës

Sëmundjet infektive

  • Mjekimi i tuberkulozit
  • Mjekimi me antiretroviral i HIV-it
  • Përdorimi i mjeteve të posaçme për parandalimin e malaries
  • Higjiena e duhur

Sëmundjet jo të transmetueshme

  • Parandalimi dhe mjekimi i presionit të lartë të gjakut (HTA)
  • Parandalimi dhe mjekimi i nivelit të lartë të glukozës në gjak
  • Depistimi për kancerin e qafës së mitrës
  • Joduhanpirja

Kapaciteti dhe aksesi në shërbime

  • Numri i personelit shëndetësor
  • Aksesi në spitalet bazë
  • Aksesi ndaj medikamenteve kryesore
  • Siguria shëndetësore; përputhja me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit.

Çdo vend është i veçantë dhe secili prej tyre mund të përqendrohet në fusha të ndryshme, ose të zhvillojë mënyrat e veta të matjes së progresit drejt Mbulimit Universal Shëndetësor.Gjithashtu ka vlerë një qasje globale e cila përdor masa të standardizuara të njohura botërisht, në mënyrë që ato të jenë të krahasueshme mes vendeve të ndryshme dhe ndër vite.

“Shëndet për të gjithë”

Start Date - End Date

Apr 07, 2018 - Apr 07, 2018

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Rr. Aleksander Moisiu, nr. 80, Tirane, Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This