6 Prill  Dita Botёrore e Aktivitetit Fizik

Loading Events
  • This event has passed.
Description

6 Prill 

Dita Botёrore e Aktivitetit Fizik

 

Sipas kalendarit tё Promocionit tё Shёndetit, data 6 prill ёshtё pёrcaktuar si Dita Botёrore e Aktivitetit Fizik.

Tema e këtij viti është: Bëj një jetë aktive! Jeto më gjatë!

 

Pse ёshtё i rёndёsishёm aktiviteti fizik?

 

Aktiviteti fizik ka shumё efekte pёrfituese për shёndetin, pavarёsisht nga mosha. Njerёzit tё cilёt bёjnё njё jetё tё shёndetshme dhe qё pёrfshihen rregullisht nё ushtrime tё moderuara, kanё mё pak mundёsi tё vuajnё sёmundjet kronike si diabeti joinsulin-dipendent, sёmundjet kardiovaskulare, sёmundjet tumorale ose sёmundjet mendore. Gjithashtu, personat me aktivitet fizik ditor të rregullt mund tё mbajnё peshёn e tyre trupore nё normat e lejuara, krahasuar me personat qё janё mё pak aktivë.

Mёnyra aktuale e jetesёs ka çuar nё uljen e aktivitetit fizik si pasojё e rritjes sё pёrdorimit tё makinave, aktivitetit tё paktё fizik nё shtёpi pёr shkak tё modernizimit tё aparaturave elektrike etj.    

Ёshtё tepёr e rёndёsishme qё dieta e shёndetshme tё kombinohet me aktivitet fizik ditor tё nevojshёm pёr tё minimizuar jetёn sedentare, qё ёshtё njё faktor rreziku i zakonshёm pёr shumё sёmundje kronike.

Rekomandohen ushtrimet e pёrditshme për të përmirësuar mirëqenien fiziologjike dhe psikologjike të çdokujt.    

OBSH-ja, nё bazё tё evidencave tё marra nga sektori i shёndetit, referon se sё paku 30 minuta aktivitet fizik i moderuar i kryer gjatё 5 ditёve tё javёs do tё reduktonte rrezikun nga sёmundjet e zemrёs, obezitetin, diabetin deri nё 50%, dhe nё mёnyrё tё dukshme do tё zvogёlonte sёmundjet hipertensive dhe pasojat psikologjike tё jetёs sedentare si stresi, ankthi, depresioni etj.

 

Rekomandime:

Aktiviteti fizik pёr moshёn 3-6 vjeç 

  • Njё minimum prej 60 minutash nё ditё aktivitet fizik me intensitet tё moderuar, nё njё sesion tё vetёm ose dhe mё shumё se njё sesion nga 10 minuta secili.
  • Aktivitete qё tёrheqin e zbavisin dhe që janё tё sigurta pёr fёmijёt e moshёs parashkollore.
  • Mundёsi lёvizjeje aktive pёr fёmijёt dhe tё rriturit duke qёndruar sё bashku.
  • Aktivitete tё ndryshme gjatё javёs

 

Aktiviteti fizik pёr moshën 6-18 vjeç 

  • 60 minuta aktivitet i moderuar deri nё aktivitet fizik intensiv, qё pёrfshin aktivitete tё ndryshme, 5 ditё tё javёs.

 

Pёrfitimet nga aktiviteti fizik pёr gjeneratёn e re konsistojnë nё:

  • Zhvillimin e shёndetshёm tё sistemit muskulo-skeletor (kocka, muskuj dhe artikulacione).
  • Zhvillimin e shёndetshёm tё sistemit kardiovaskular (zemёr dhe mushkёri).
  • Zhvillimin neuromuskulor (koordinim dhe kontroll tё lёvizjeve).
  • Mbajtjen e masёs sё peshёs.

 

Aktiviteti fizik pёr moshat 18-65 vjeç

  • 30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatё pesё ditёve tё javёs.
  • 20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatё 3 ditёve tё javёs.

 

Njё kombinim i dy lloje aktivitetesh redukton rrezikun ndaj sёmundjeve kronike si:

  • Sёmundje kardiovaskulare
  • Hemorragji cerebrale
  • Diabet tip II
  • Kancer i zorrёs sё trashё
  • Kancer i gjirit

 

Aktiviteti fizik pёr moshёn 65 vjeç e lart

30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatё pesё ditёve tё javёs.

  • 20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatё 3 ditёve tё javёs.
  • Njё kombinim i dy lloje aktivitetesh.

 

Aktiviteti fizik nё kёtё rast pёrfshin ecjen, notin, vallёzimin, ngjitjen nё lartёsi, pёrdorimin e biçikletёs, punё nё kopsht etj.

 

 

Start Date - End Date

Apr 06, 2019 - Apr 06, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This