5 Qershor 2018 Dita Botërore e Mjedisit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

5 Qershor 2018
Dita Botërore e Mjedisit

Dita Botërore e Mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë, në 5 qershor 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ajo synon të rrisë vetëdijen e publikut rreth çështjeve të mjedisit, të tërheqë vëmendjen e politikëbërësve ndaj këtyre çështjeve, si dhe të nxisë veprimin individual në këtë drejtim.
Kjo ditë zakonisht përcjell një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj dite kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit të njeriut.
Tema për Ditën Botërore të Mjedisit 2018 është “Ndotja Plastike”.

Fushata e OKB-së për mjedisin “det i pastër”, e nisur vitin e kaluar, kërkon nga qeveritë të promovojnë politika për të reduktuar përdorimin e plastikës, me synim zvogëlimin e përdorimit të saj dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve për të mos hedhur materiale plastike kudo, para se dëmi të bëhet i pakthyeshëm në detet tona.

Rritja e vazhdueshme e sasisë së mbeturinave të ngurta që prodhon njeriu dhe shkalla shumë e ngadaltë në të cilën degradohen këto mbetje, çojnë në një rritje graduale të sasisë së mbeturinave të gjetura në det dhe përgjatë brigjeve të tij.
Aktivitetet njerëzore në tokë janë burimet më të mëdha të ndotjes detare. Këto përfshijnë hedhjen e mbeturinave përgjatë brigjeve, mbetjet e ndryshme (plastike, alumin) në plazhe, difektet e ndryshme të anijeve etj.
Burimet kryesore të ndotjes detare përfshijnë edhe pajisjet e hedhura të peshkimit, aktivitetet e transportit detar dhe hedhjet e paligjshme dhe të ligjshme.
E gjithë kjo ndotje shkakton humbje serioze ekonomike.
Vendet bregdetare po përballen me shpenzime të mëdha për pastrimin e plazhit dhe largimin e mbeturinave, si dhe me probleme të shëndetit publik.
Ndotja e detit gjithashtu shkakton humbjen e biodiversitetit dhe pengon funksionet dhe shërbimet e ekosistemit.
Mjetet e peshkimit të hedhura mund të dëmtojnë florën dhe faunën detare.
Programi Global i Veprimit për Mjedisin i OKB-së për Mbrojtjen e Mjedisit Detar nga Aktivitetet e Tokës, i cili është aktiv prej viti 1995, synon të ofrojë udhëzime për autoritetet kombëtare dhe rajonale, bazuar në aktivitete se si të parandalojnë, të zvogëlojnë, të kontrollojnë dhe të eliminojnë degradimin detar nga toka.
OKB-ja gjithashtu punon nëpërmjet programit të saj të Deteve Rajonale për të forcuar mbrojtjen detare nga mbetjet plastike.
OKB-ja bën thirrje botërore për veprim dhe mobilizim në Ditën Botërore të Mjedisit.

Start Date - End Date

Jun 05, 2018 - Jun 05, 2018

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This