5 Qershor 2015, Dita Botërore e Mjedisit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

“Shtatë Miliardë Ëndrra. Një Planet. Konsumo me Kujdes.”

Dita Botërore e Mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me qëllim rritjen e vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit, tërheqjen e vëmendjes politike ndaj këtyre çështjeve, si dhe nxitjen e veprimit individual në këtë drejtim.

5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972. Kjo datë përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndërgjegjësimin në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit të njeriut.

Dita Botërore e Mjedisit festohet çdo vit më 5 qershor për të rritur ndërgjegjësimin global në ndërmarrjen e veprimeve pozitive në mjedis për të mbrojtur natyrën dhe planetin Tokë.

Tema e Ditës Botërore të Mjedisit për vitin 2015 është konsumi  i kujdesshëm i burimeve njerëzore.

“Shtatë Miliardë Ëndrra. Një Planet. Konsumo me Kujdes.”

Mirëqenia e njerëzimit, mjedisit dhe funksionimi i ekonomisë, në fund të fundit varen nga menaxhimi i përgjegjshëm i burimeve natyrore të planetit. E megjithatë, njerëzit  konsumojnë më shumë burimet natyrore nga sa mund të sigurojë planeti.

Për shkak të rritjes së lartë të popullsisë dhe zhvillimit ekonomik, shumë prej ekosistemeve në Tokë janë pranë zhdukjes ose drejt ndryshimeve të pakthyeshme.

Deri në vitin 2050, në qoftë se modelet e tanishme të konsumit dhe prodhimit mbeten të njëjta dhe me një popullsi në rritje, e cila pritet të arrijë 9.6 miliardë, do të na duhen tre planete për të vazhduar jetën tonë.

 

Konsumi me kujdes, nënkupton jetesën në planet për sigurimin e një të ardhmeje të shëndetshme, ku ëndrrat tona mund të bëhen realitet.

 

Mirëqenia humane nuk duhet të sakrifikojë Tokën. Të jetosh në mënyrë të qëndrueshme do të thotë që, të bësh më shumë dhe më mirë duke përdorur më pak burime natyrore.

 

Departamenti i Promocionit dhe Edukimit të Shëndetit.

Departamenti i Mjedisit.

Maj 2015.

Start Date - End Date

Jun 05, 2015 - Jun 05, 2015

Start Time - End Time

8:00 am - 11:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This