31 Maj DITA BOTËRORE PA DUHAN

Loading Events
  • This event has passed.
Description

31 Maj

DITA BOTËRORE PA DUHAN

 

“Duhani dhe sëmundjet e zemrës”

 

Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij. Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat synonin rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe inkurajimin e reduktimit të prodhimit dhe përdorimit të duhanit.

 

Tema e Ditës Botërore pa Duhan për këtë vit është:

“Duhani dhe sëmundjet e zemrës”

 

Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi:

  • Ndikimin që ka duhani në shëndetin e zemrës.
  • Veprimet dhe masat qëqeveritë dhe publiku duhet të ndërmarrin për të zvogëluar rreziqet që sjell përdorimi i duhanit për shëndetin e zemrës.

 

Si ndikon duhaninë shëndetin e zemrës

Dita Botërore pa Duhan për vitin 2018 do të përqendrohet në ndikimin që duhani ka në shëndetin kardiovaskular.

Përdorimi i duhanit është një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës, për goditjet në tru dhe për sëmundjet vaskulare periferike.

Pavarësisht dëmeve të njohura të duhanit në shëndetin e zemrës, njohuritë e grupeve të caktuara të popullatësmbi duhanin,si një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare, janë të pakta.

 

Fakte rreth duhanit, rreth zemrës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymittë tij kontribuojnë në rreth 12% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjete zemrës. Përdorimi i duhanit është shkaku i dytë kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, pas presionit të lartë të gjakut.

Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilat rreth 900 000 janë joduhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.Përafërsisht 80% ose më shumë se 1 miliardë duhanpirës në mbarë botën jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Masat e OBSH-së janë në përputhje me Konventën Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC) dhe mund të përdoren nga qeveritë për të zvogëluar përdorimin e duhanit dhe për të mbrojtur njerëzit.

Këto masa përfshijnë:

  • Monitorimin e politikavetë përdorimit dhe të parandalimit të duhanit.
  • Mbrojtjen e njerëzve nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit duke krijuar vende publike, vende pune dhe transport publik pa duhan.
  • Ofrimine ndihmës për të lënë duhanin nëpërmjet mbulimit të kostos, mbështetjes në mbarë popullatën, përfshirjes së këshillave të shkurtra nga ofruesit e shërbimit shëndetësor.
  • Paralajmërimet për rreziqet e duhanit duke përdorur paketime të thjeshta dhe të standardizuara, paralajmërimet e mëdha grafike që demostrojnë sesi duhani dëmton shëndetin,si dhe fushatat efektive antiduhan në media, të cilat informojnë publikun për dëmet e përdorimit të duhanitdhe të ekspozimit ndaj tymit të duhanit.
  • Zbatimine ligjeve apo masavendaluesepër reklamimin, promovimin dhe sponsorizimin e duhanit.
  • Ngritjen e taksave mbi produktet e duhanit për t’i bërë ato më pak të përballueshme.

 

Dita Botërore paDuhan 2018 synon:

  • Të theksojë lidhjene përdorimit të produkteve të duhanit me shëndetin e zemrës dhe me sëmundjete tjera kardiovaskulare.
  • Të rrisë ndërgjegjësimine publikut mbi ndikimin që ka përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tijnë shëndetin kardiovaskular.
  • Të krijojë mundësi për publikun, qeveritë dhe aktorët e tjerë që të angazhohen për të promovuar shëndetin e zemrës duke i mbrojtur njerëzit nga përdorimi i produkteve të duhanit.
  • Të inkurajojë vendet të forcojnë zbatimin e masave të Konventës Kuadër të OBSH-sëpërKontrolline Duhanit.

 

Start Date - End Date

May 31, 2018 - May 31, 2018

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This