3 Dhjetor Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 3 Dhjetor

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një bilion njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar. Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar.

 

Aftësia e kufizuar nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë. Përpjekjet e OBSH-së për të mbështetur shtetet në aspekte të ndryshme, reflektohen në Planin e Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar 2014-2021, në Raportin Botëror për Aftësinë e Kufizuar, si dhe në Konventën e të Drejtave për Personat me Aftësi të Kufizuar.

 

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar (3 dhjetor), u vendos me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit

lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Konventa e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar, e ndërtuar përgjatë disa dekadave të punës së Kombeve të Bashkuara dhe përshtatur në vitin 2008, ka përparuar edhe më shumë me implementimin e Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, dhe dokumenteve të tjera të ngjashme.

 

Slogani i vitit 2019 është: “Promovimi i rolit pjesëmarrës të personave me aftësi të kufizuar dhe liderve të tyre në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, si një çështje me rëndësi për të qenë i\e përfshirë në implementimin e 17 Qëllimeve të përcaktuara

Aftësia e kufizuar trajtohet në pjesë të ndryshme të këtij dokumenti, që kanë të bëjnë me edukimin, zhvillimin, pabarazinë, përfshirjen në situata të larmishme jetësore, mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Me 11 Qershor 2019, Sekretati i Përgjithshëm, António Guterres, lançoi Strategjinë për  Aftësinë e Kufizuar në një linjë me angazhimet e tij, për të shndërruar Kombet e Bashkuara një organizatë gjithëpërfshirëse.

Strategjia në fjalë, thekson nxitjen e një progresi transformues dhe të qëndrueshëm, riafirmon përmbushjen e plotë të çështjes së personave me aftësi të kufizuar, si pjesë integrale e pandashme e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

 

Start Date - End Date

Dec 03, 2019 - Dec 03, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This