26 Qershor – Dita Botërore e Luftës ndaj Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit Ilegal të Tyre

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Luftës ndaj Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit Ilegal të Tyre

Kjo ditë është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1987, dhe shërben si një ditë për të kujtuar objektivat e përcaktuara nga vendet anëtare, në krijimin e një shoqërie mbarëbotërore të lirë nga abuzimi me drogat.

Në këtë kuadër, edhe Shqipëria i është bashkangjitur thirrjes së Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Luftën ndaj Drogave dhe Trafikimit Ilegal të Tyre (UNODC), për të ndërmarrë hapa konkrete nëpërmjet promovimit dhe edukimit të sjelljeve të shëndetshme në popullatën e rrezikuar, dhe për të ofruar informacione edukuese të bazuara në të dhëna shkencore mbi pasojat e abuzimit të substancave ilegale.

Sipas një studimi të fundit të kryer në vitin 2014[1], në vendin tonë prevalenca e përdorimit të drogave ilegale përgjatë gjithë jetës për grupmoshën 15-64 vjeç është kanabisi (11.6%), kokaina (4.7%), ekstasi 1%, heroina (0.7%), amfetaminat (0.4%) dhe LSD (0.1%)

Ky studim tregon se të rinjtë e moshës 15-34 vjeç janë përdoruesit më të shumtë të drogave ilegale në vendin tonë.

Numri i përdorimit të substancave ilegale tek adultët në vendin tonë, është 8 deri në 10 herë më e lartë te meshkujt sesa te femrat.

Drogat janë substanca kimike të cilat kur merren ndryshojnë funksionimin normal të organizmit; që do të thotë se, drogat kur konsumohen rregullisht mund të  dëmtojnë organizmin tonë. Ato ndikojnë drejtpërsëdrejti trurin tonë, dhe si rrjedhojë mund të dëmtojnë një sërë funksionesh mendore si: vetëdijen, aftësinë për të gjykuar dhe vepruar ndaj rrethanave, kujtesën, të mësuarin e informacioneve të reja, perceptimin, gjuhën, emocionet dhe një sërë funksionesh të tjera mendore.

Përdorimi vazhdueshëm i drogave çon në një sërë sëmundjesh fizike dhe mendore, deri dhe në vdekje

Edukimi dhe komunikimi i drejtpërdrejtë janë një nga format e parandalimit të përdorimit dhe abuzimit me drogat. Praktikimi dhe edukimi i sjelljeve të shëndetshme janë gjithashtu një formë efikase parandaluese. Metodat shumëdisiplinore të trajtimit të varësisë nga drogat janë gjithashtu efikase në kurimin dhe parandalimin e rikthimit të abuzimit të drogave.

[1] Qirjako. G, et al. Survey of Substance Use among General Population in Albania: Final Report. 2014

Start Date - End Date

Jun 26, 2015 - Jun 26, 2015

Start Time - End Time

8:00 am - 12:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This