20 Marsi-Dita Botërore e Shëndetit të Gojës

Loading Events
  • This event has passed.
Description

20 Marsi-Dita Botërore e Shëndetit të Gojës

Të gjitha nisin këtu: Dhëmbë të shëndetshëm – Trup i shëndetshëm

Dita Botërore e Shëndetit të Gojës, e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI), organizohet çdo vit në 20 Mars.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme, sepse favorizon një shëndet të mirë.

 

  • Sot në botë, rreth 60 – 90% e fëmijëve të moshës shkollore dhe afërsisht 100 % e të rriturve kanë probleme me shëndetin e gojës.
  • Në botë, rreth 30 % e njerëzve midis moshës 65 – 74 vjeç nuk kanë dhëmbë natyralë në gojën e tyre.
  • Vetëm 60 % e popullsisë botërore ka akses në kujdesin shëndetësor oral.
  • Në gjithë botën, 60 – 90 % e fëmijëve të moshës shkollore vuajnë nga kariesi dentar.
  • Incidenca e kancerit oral shkon nga 1 deri në 10 raste për 100.000 njerëz në shumicën e vendeve.
  • Dhembja e dhëmbit është një ndër arsyet kryesore për mungesat në shkollë të nxënësve në shumë vende.
  • Konsumi i lartë i sheqerit është faktori kryesor i cili mund të sjellë prishjen e dhëmbëve dhe diabetin. Rreth 80% e vdekjeve për shkak të diabetit ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
  • Sipas Organizates Botërore të Shëndetësisë, rreth 90 % e popullsisë së botës do të vuajnë të paktën një herë nga një sëmundje e gojës gjatë jetës sё tyre, duke filluar nga kariesi dhe sëmundjet periodontale, që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe kancer të gojës.

 

Ju nuk lani dhёmbёt

Ju nuk pёrdorni fillin dentar

 

Nёse nuk doni qё kёto 13 situata shёndetёsore t’ju ndodhin, veproni sa mё shpejt.

Ju jeni pёrgjegjёs pёr shёndetin tuaj.

 

 

 

1.Sёmundja e mishrave tё dhёmbёve

Shumica e njerёzve nuk kanё njohuri pёr kёtё sёmundje. Mishrat e dhёmbёve nuk duhet tё gjakosen kur i lani ose pёrdorni fillin dentar. Nёse dhёmbёt tuaj gjakosen, ka shumё mundёsi qё ju vuani nga sёmundja e mishrave tё dhёmbёve ose jeni drejt kёsaj rruge. Gingiviti apo forma e lehtё e sёmundjes sё mishrave tё dhёmbёve shkakton skuqjen dhe ёnjtjen e mishrave tё dhёmbёve, gjё qё çon shpesh nё gjakosjen e tyre pёr shkak tё baktereve qё formohen nё mes tё mishrave tё dhёmbёve.

Nёse masa bakterore pёrhapet, pёrgjigjja imunitare e organizmit rritet dhe mund tё çojё nё shkatёrrimin e indeve dhe kockave nё gojё, duke krijuar kёshtu xhepa midis dhёmbёve tё cilat mund tё infektohen (ka edhe shkaktarё tё tjerё tё cilёt nuk kanё lidhje me higjienёn orale që mund tё japin kёtё efekt). Nё kёtё stad tё rёnduar, sёmundja e mishrave tё dhёmbёve quhet periodontit dhe ajo mund tё bёhet kronike.

Informohuni sa mё shumё pёr periodontitin nё mёnyrё qё tё bёheni mё vigjilent nё lidhje me higjienёn tuaj orale (1).

 

2.Rёnia e dhёmbёve

Nёse nuk jeni shqetёsuar asnjёherё pёr rrezikun e rёnies sё dhёmbёve, duhet të filloni menjёherё pёrkujdesjen për ta.

Tё rriturit e moshёs 20 deri nё 64 vjeç kanё mesatarisht shtatё dhёmbё të humbur, ndёrsa 10 % e amerikanёve ndёrmjet moshave 50 dhe 64 vjeç nuk kanё asnjё dhёmb tё mbetur nё gojё. Si krimbja e dhёmbёve, ashtu edhe sёmundjet e mishrave tё tyre mund tё çojnё nё humbjen e dhёmbёve (2).

 

3.Era e keqe e gojёs

 

Era e keqe e gojёs, qё klinikisht quhet halitozis, mund tё prekё reth 65% tё popullatёs. Era e keqe e gojёs mund tё ketё shkaktarё tё ndryshёm, por si shkaktar kryesor do tё rendisim higjienёn e dobёt orale. Copёzat e ushqimit tё cilat mbeten gjatё dhe pas konsumit tё ushqimit nisin tё mbajnё erё, dhe sa mё pak t’i kushtoni vёmendje larjes sё gojёs me furçё dhe pёrdorimit tё fillit dentar, aq mё tepёr baktere me erё tё keqe do tё shumohen nё gojё. Veshja e gjuhёs me baktere gjithashtu ёshtё njё faktor i rёndёsishёm që ndikon nё aromёn e keqe tё gojёs. Disa kёrkime shkencore sugjerojnё kombinimin e pastrimit tё gjuhёs me larjen e rregullt tё dhёmbёve me furçё dhe pastё dhёmbёsh, si dhe pёrdorimin e fillit dentar i cili mund tё ndihmojё nё eliminimin e kёtij problemi (3).

 

4.Demenca (Prapambetja Mendore)

Njё studim i madh i bёrё nё komunitetin e pensionistёve te Laguna Hills USA, sugjeron se mund tё ketё njё lidhje ndёrmjet shёndetit tё dobёt oral dhe demencёs. Gjithashtu, njerёzit qё kujdesen pёr higjienёn e gojёs kanё kujdes edhe pёr shёndetin nё pёrgjithёsi. Studiuesit ndoqёn nё studim 5468 njerёz pёr njё periudhё 18 vjeçare. Ata zbuluan se mes atyre qё kishin akoma dhёmbё dhe atyre qё raportonin se nuk i lanin dhёmbёt pёrditё, kishte njё rrezik nga 22% deri 65% pёr tё shfaqur sёmundjen e demencёs, krahasuar me ata qё i lanin dhёmbёt tri herё nё ditё rregullisht. Pёr ta pёrforcuar kёtё gjetje, njё studim tjetёr zbuloi se truri i pacientёve me alzhaimer ka mё tepёr baktere qё lidhen me sёmundjen e mishrave, sesa nё pacientёt e shёndetshёm apo pa alzhaimer (4).

 

5.Sёmundja e mushkёrive – Pneumonia

 

Kur bakteret nisin tё shfaqen nё gojёn tuaj, ato kalojnё shumё shpejt nё mushkёri. Ёshtё parё qё ka njё lidhje ndёrmjet higjienёs sё dobёt tё gojёs dhe sёmundjes sё mushkёrive tё marrё nё spital. Pёrmirёsimi i higjienёs sё gojёs zvogёlon incidencёn e kёsaj lloj sёmundjeje me 40%. Njё studim tjetёr i 315 pacientёve tё njё spitali nё Brazil, gjeti se pacientёt me periodontit qenё 3 herё mё tepёr tё predispozuar pёr tё shfaqur pneumoni (5).

 

6.Problemet me ereksionin te meshkujt

 

Njё lidhje midis sёmundjes sё dhёmbёve dhe ereksionit mund tё duket e çuditshme. Disa studime paraprake kanё sugjeruar se situatat mund tё kenё lidhje. Tё dyja problematikat shёndetёsore kanё lidhje me mungesa tё vitaminёs D, duhanpirjen, si dhe situata inflamatore tё pёrgjithshme, por arsyeja e vёrtetё e lidhjes midis tyre ёshtё akoma e panjohur. Njё studim te minjtё ka gjetur se periodontiti dobёson funksionin e penisit. Ndёrkohё ёshtё e paqartё nёse i njёjti efekt i drejtpёrdrejtё do tё gjendet edhe në studimin e kryer te njerёzit. Nё njё grup pacientёsh rreth moshës 30 deri 40 vjeç, 53% e tyre me probleme tё ereksionit kishin paradontozё tё stadit tё rёndё, ndёrsa vetёm 23% e tyre qё nuk vuanin nga paradontoza, kishin probleme me ereksionin.

Autori i studimit mendon se do të ishte me vend, marrja nё konsideratё e sёmundjes sё paradontozёs si njё rast klinik shkaktar i mosfunksionimit erektal (Pamundёsia e organit seksual mashkullor pёr t’u zmadhuar ) (6).

 

7.Infeksioni nё tru

Shpesh infeksioni nё tru shkaktohet nga bakteret. Infeksioni ёshtё grumbullimimi i qelbit me rrjedhje dhe ёnjtje rreth tij. Nё tru, kjo situatё ёshtё fatale nёse lihet e patrajtuar.

Nё njё pacient me dhёmbё tё dёmtuar ku sёmundja paradontale ёshtё nё stad tё avancuar, ajo mund tё pёrbёjё njё rrezik pёr pёrhapjen e sёmundjeve qё rrezikojnё jetёn nё pjesё tё tjera tё trupit. Nё kёtё pёrfundim arritёn njё grup shkencёtarёsh, tё cilёt gjetёn se higjiena e dobёt e gojёs sё pacientёve shihet si shkaktare e mundshme e infeksionit nё tru. Infeksionet nё tru janё tё rralla dhe nuk ka pasur studime sistematike tё cilat i lidhin ato me higjienёn e dobёt tё gojёs. Autori i studimit vёrejti se nё tё paktёn 12 raste tё raportuara ku pacienti vuante nga infeksioni nё tru, shkaktari mё i mundshёm ishte higjiena e dobёt e gojёs (7).

 

8.Diabeti

 

Dentistёt e kanё ditur prej kohёsh se diabeti ёshtё faktor rreziku pёr parodontit.

Studimet e reja tregojnё se kjo lidhje mund tё jetё e ndёrsjelltё. Situatat e moskujdesjes sё plotё pёr dhёmbёt gjithashtu mund tё bёhen faktor rreziku pёr rezistencёn ndaj insulinёs dhe diabetit.

Disa studime kanё identifikuar madje qё nё pacientёt tё cilёt vuajnё nga tё dyja problemet shёndetёsore, vёnia nёn kontroll e paradontitit mund tё pёrmirёsojё simptomat e diabetit (8).

 

9.Sёmundja e veshkave

 

Rreth 3.7% e amerikanёve vuajnё nga sёmundje kronike tё veshkave, por disa individё janё tё rrezikuar. Individёt me sёmundje periodontale kanё 4,5 herё mё tepёr shanse pёr tё pasur sёmundje kronike tё veshkave, gjë që tregon se higjiena e dobёt e gojёs është njё nga shkaktarёt e sёmundjes kronike tё veshkave.

Tё rriturit tё cilёt i kanё humbur tё gjithё dhёmbёt e tyre, janё gjithashtu 11 herё mё tё predispozuar pёr tё pasur sёmundje kronike tё veshkave. Sёmundjet e dhёmbёve nuk pёrbёjnё faktorin kryesor tё rrezikut, por te njerёzit mbi 69 vjeç shanset janë 27 herё mё shumё pёr tё pasur sёmundje kronike tё veshkave sesa te tё rinjtё .

Njё studim tjetёr konfirmon se periodontiti mund tё pёrbёjё njё rrezik domethёnёs pёr sёmundjet e veshkave (9).

 

10.Sёmundjet e zemrёs

 

Studime tё ndryshme kanё sugjeruar se mund tё ketё njё lidhje midis sёmundjes sё mishrave tё dhёmbёve dhe sёmundjeve tё zemrёs, ku tё dyja kёto sёmundje shoqёrohen me inflamacion. Njё studim ka arritur nё pёrfundimin se njё kujdes i shtuar nё higjienёn e gojёs do të rekomandohej nё raste tё tilla, duke rritur mundёsitё qё çojnё nё minimizimin pёr tё pasur sёmundje koronare tё zemrёs. Njё studim tjetёr ka arritur nё pёrfundim se, sёmundjet periodontale tё cilat shkaktohen nga bakteret mund tё paraqesin njё nga shkaktarёt e mundshёm tё sёmundjeve tё zemrёs .

Njё pёrfundim shkencor nga Shoqata Amerikane e Zemrёs nё vitin 2012 tёrheq vёmendjen dhe thotё: “Sёmundjet periodontale dhe ato tё zemrёs kanё mjaft tё pёrbashkёta nga faktorёt e rrezikut. Trajtimi i periodontitit zvogёlon inflamacionin, por nuk ndikon nё rrugёn qё ndjek sёmundja e zemrёs” (10).

 

11.Komplikacionet e shtatzёnisё

 

Gingiviti prek 60 deri 75% tё grave shtatzёnё. Kur gratё shtatzёnё kanё probleme serioze me dhёmbёt, fёmijёt e tyre tё porsalindur kanё mё shumё shanse pёr tё pasur dhёmbё tё sёmurё. Kur nёnat shtatzёnё nuk i kushtojnё vёmendje shёndetit oral, ka tё ngjarё tё lindin bebe nёn peshё apo të lindin parakohe. Megjithatё nuk kemi ende shumё evidenca qё tregojnë se ky është faktor rreziku i pavarur. Studiuesit mendojnё se bakteret qё hyjnё nё rrjedhёn e gjakut, pushtojnё placentёn duke shkaktuar kёshtu njё pёrgjigje inflamatore (11).

12.Ulcera

 

Te njerёzit tё cilёt vuajnё nga periodontiti, shtresat bakterore të cilat formohen nё xhepat midis  mishit tё dhёmbёve mund tё bёhen rezervuar i helikobakter pilori, bakter i cili në shumicёn e rasteve nuk ka shenja, por ёshtё shkaktar i ulcerёs sё stomakut kur shpёrthen. Helikobakter pilori mund tё transmetohet nga goja dhe studime tё mёdha epidemiologjike kanё gjetur njё lidhje pozitive ndёrmjet periodontitit dhe testeve pozitive pёr bakterin, i cili ёshtё gjithashtu njё faktor rreziku pёr kancerin e stomakut.

Ka dhe studime tё tjera tё cilat kanё dalё nё tё tjera konkluzione, por njё gjё ёshtё e sigurtё, xhepat me baktere tё formuara gjatё periodontitit shfaqin rrezik pёr infeksione tё ndryshme (12).

13.Kanceri

 

Tё dhёna tё fundit na tregojnё se sёmundja periodontale nё stad tё rёndё, e cila pёrparon pёr njё kohё tё gjatё si dhe rёnia e dhёmbёve, mund tё shoqёrohet me njё rrezik tё shtuar tё sёmundjeve malinje (mbështetur në sugjerimet e studimeve tё mёparshme, si dhe lidhjet midis shёndetit tё dobёt tё gojёs dhe kancerit). Sёmundjet e mishrave tё dhёmbёve dhe problemet dentare shoqёrohen gjithashtu me HPV (Human Papiloma Virus), i cili shkakton rreth 80% tё kancerit tё gojёs.

Duhanpirja ёshtё njё faktor madhor rreziku, si për sёmundjen e mishrave ashtu edhe pёr kancerin. Njё studim i vitit tё shkuar, ku morёn pjesё 3439 pjesёmarrёs, identifikoi shёndetin e dobёt tё gojёs si njё faktor rreziku të pavarur, shkaktar pёr HPV edhe nё rastet kur duhanpirja ishte marrё nё konsideratё. Studime tё tjera kanё sugjeruar se periodontiti mund tё ndihmojё nё zhvillimin e qelizave kancerogjene nё gojё (13).

 

 

Bibliografia

 

(1) Burimi: American Academy of Periodontology; Clinical Calcium, 2012

(2) Burimi: National Institute of Dental and Craniofacial Research

(3) Burimi: Internal and Emergency Medicine, 2011International Journal of Oral Science,                       2012Nursing Research, 2013

(4) Burimi: Journal of the American Geriatrics Society, 2012Journal of Alzheimer’s Disease,        2013

(5) Burimi: Annals of Periodontology, 1998Diabetes Care, 2010Diabetes & Metabolism            Journal, 2012Journal of Applied Oral Science, 2013

(6) Burimi: The Journal of Sexual Medicine, 2011The Journal of Sexual Medicine,            2012;Journal of Clinical Periodontology, 2012

(7) Burimi: Journal of Clinical Periodontology, 2011

(8) Burimi: Annals of Periodontology, 1998Diabetes Care, 2010Diabetes & Metabolism            Journal, 2012Journal of Applied Oral Science, 2013

(9) Burimi: American Journal of Kidney Disease, 2008Journal of Periodontology, 2010

(10) Burimi: Journal of General Internal Medicine, 2008Current Opinion in Nephrology and       Hypertension, 2010General Dentistry, 2012Circulation, 2012

(11) Burimi: Journal of Clinical Nursing, 2010Ginekologia Polska, 2012Dental Clinics of          North America, 2013

(12) Burimi: Gut, 1995American Journal of Public Health, 2002Clinical Microbiology   Revieës, 2010

(13) Burimi: Dental Update, 2010South Asian Journal of Cancer, 2012Cancer Prevention         Research, 2013

 

 

 

 

 

 

 

Start Date - End Date

Mar 20, 2016 - Mar 31, 2016

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Share This