2 Tetor 2017, Dita Botërore Kundër Dhunës

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 

“Ka shumë arsye për të cilat do të vdisja. Nuk ka asnjë arsye të vetme për të cilën do të vrisja.”

Mahatma Gandhi

Dita Botërore Kundër Dhunës është përcaktuar 2 tetori, që është edhe ditëlindja e Mahatma Gandhit, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe pionier i filozofisë dhe strategjisë së jo-dhunës.

Gandhi përdorte metoda civile dhe paqësore për t’i mbijetuar pushtimit britanik. Pavarësisht se ka qenë në burg disa herë, ai nuk hoqi dorë nga format paqësore, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gjithashtu, Gandhi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme, duke respektuar të drejtat e grave dhe duke reduktuar varfërinë.

Sipas rezolutës A/RES/61/271 të 15 qershorit 2007, e cila vendosi ta caktojë këtë ditë si një rast për të përforcuar mesazhet kundër dhunës, përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Kjo rezolutë riafirmon rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për të siguruar kulturën e paqes, të tolerancës, të të kuptuarit dhe të jo-dhunës.

“Mungesa e dhunës çon në etikën më të lartë, e cila përbën edhe qëllimin e të gjithë evolucionit. Përderisa të ndalohen së dëmtuari qeniet e tjera, njerëzit janë thjesht egërsira.”

Thomas Edison

Kjo botë ka parë shumë luftëra të përgjakshme, të cilat kanë patur si rezultat humbje të shumë jetëve njerëzore dhe kanë shkaktuar shumë dhimbje.

jpg 1

 

Kjo skulpturë titullohet “Kundër dhunës” nga skulptori i famshëm suedez Carl Fredrik Reuterswärd, një dhuratë e Qeverisë së Luksemburgut për Kombet e Bashkuara. Ky revolver, me grykën në këtë mënyrë, simbolizon paqen dhe jo-dhunën.

 

 

 

 

Start Date - End Date

Oct 02, 2017 - Oct 10, 2017

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This