19 Nëntor, Dita Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit me Fëmijët

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Në vitin 2001 u krijua një koalicion ndërkombëtar me qëllim që të tërhiqte vëmendjen dhe të vendoste një ditë botërore me ngjarje dhe aktivitete, në mënyrë që qeveritë dhe shoqëritë të mobilizohen dhe edukohen të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e abuzimit me fëmijët. Shumë organizat botërore, të cilat punojnë në fushën e shëndetësisë, psikologjisë, të drejtave të njeriut etj., i janë bashkuar kësaj nisme duke përforcuar përpjekjet e tyre në parandalimin e abuzimit me fëmijët.

Çfarë është abuzimi me fëmijët?

Keqtrajtimi i fëmijës është një veprim i të rriturit, apo dështimi në ndërmarrjen e veprimeve të cilat rezultojnë në abuzim fizik, seksual, emocional, neglizhim apo neglizhim mjekësor të fëmijës, apo që paraqesin rrezik për dëmtim serioz të tij.

Abuzimi emocional është një nga format më të zakonshme dhe më të dëmshme të keqtrajtimit të fëmijës dhe mund të ketë impakt përgjatë gjithë jetës, duke ndikuar në mundësinë e fëmijëve për t’u ndjerë të sigurtë dhe për të marrë dashuri, në mënyrën sesi krijojnë marrëdhënie me të tjerët, si dhe në vetëvlerësimin e tyre. Ai përfshin:

  • Talljen me fëmijën.
  • Gjetjen gjithmonë të fajit në situata të ndryshme.
  • Përdorimin e fjalëve të rënda për të kritikuar sjelljet.
  • Përdorimin e frikës për të kontrolluar sjelljen.

 

Përse ndodh abuzimi me fëmijët?

Ka shumë arsye dhe faktorë se përse një i rritur keqtrajton një fëmijë. Prindërit për shembull, mund të jenë krejtësisht të pandërgjegjshëm lidhur me forcën që përdorin kur kufizojnë fëmijët e tyre. Një arsye tjetër është edhe mungesa e njohurive lidhur me metodat disiplinuese positive alternative, që e bën ndëshkimin të kufizohet vetëm në ashpërsi dhe  ndëshkim fizik.

  • Faktorët kontribues në abuzimin me fëmijët përfshijnë:
  • Abuzimin e prindit kur ka qenë fëmijë dhe ky konsiderohet një cikël i vazhdueshëm.
  • Mungesën e aftësive të prindërimit.
  • Pritshmëritë jorealiste lidhur me mundësitë dhe sjelljet e fëmijës.
  • Vështirësitë për të kontrolluar dhe menaxhuar ndjesitë e zemërimit dhe stresit.
  • Krizat familjare të vazhdueshme
  • Abuzimin me droga apo alkool.

Ne dimë që çdo prind normal, dëshiron më të mirën për fëmijën e tij dhe nuk dëshiron ta lëndojë atë. Por jo pak përfundojnë duke keqtrajtuar fëmijën pikërisht për shkak të mungesës së njohurive, lidhur me atë që fëmijët janë në gjendje të bëjnë apo kuptojnë në mosha të ndryshme. Po ashtu, disa kanë mungesë të aftësive dhe strategjive për disiplinën dhe reagojnë në mënyrë të papërshtatshme ndaj vështirësive në sjellje të fëmijës, në mënyrë të papërshtatshme për moshën. Në mënyrë që të ndalohet abuzimi dhe të parandalohen pasojat e tij në jetën e fëmijës, familja duhet të jetë e ndërgjegjshme për mënyrën sesi po e trajton fëmijën. Po ashtu, prindërit duhet të dinë se sa dëmtuese është sjellja e tyre dhe cilat janë pasojat te fëmija i tyre. Fëmijët të ekspozuar ndaj dhunës në moshë të hershme, kanë shumë më tepër mundësi të bëhen abuzues më vonë, të kenë probleme shëndetësore, probleme depresioni, vetëvlerësim të ulët, probleme në shkollë etj. Prindërit që abuzojnë fëmijët e tyre, mund të kenë nevojë për burime të jashtme të tilla si ndihma psikologjike.

 

Start Date - End Date

Nov 19, 2015 - Nov 19, 2015

Start Time - End Time

12:00 am - 12:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This