Dita Botërore e Menopauzës, 18 Tetor 2017

Loading Events
  • This event has passed.
Description

18 Tetor

Dita Botërore e Menopauzës

Mesazhi:

Ndryshimet fillojnë të ndodhin përpara menopauzës

Megjithëse menopauza është një fazë e natyrshme në jetën e një femre, është e rëndësishme të kontrolloheni te mjeku për të përjashtuar çdo problem tjetër shëndetësor.

Çfarë është MENOPAUZA?

Menopauza është periudha në jetën e një femre kur menstruacionet (periodat, zakonet) ndalojnë, si rezultat i pakësimit gradual të prodhimit të hormoneve femërore nga vezoret. Me rënien e nivelit të hormoneve, menstruacionet fillojnë të bëhen të parregullta, derisa ato ndalojnë fare.

Një femër mund të jetë mjaft e sigurt se është në menopauzë nëse ka kaluar një vit (12 muaj) të njëpasnjëshëm nga menstrucionet e fundit.

Çfarë shenjash ka menopauza?

Disa femra nuk kanë fare shenja ose kanë shqetësime të vogla, por disa të tjera kanë shqetësime madje edhe të rënda deri në paaftësi. Shenjat mund të vërehen për disa muaj dhe vite para menopauzës dhe mund të vazhdojnë edhe disa vjet pas saj. Por jo gjithmonë është e mundur të tregohet nëse këto shqetësime janë të lidhura me moshimin apo me menopauzën, ose me të dyja. Disa nga shqetësimet e femrave në këtë periudhë janë:

Menstruacione/Perioda të çrregullta – një femër mund të ketë menstruacione të çrregullta për disa muaj apo vite para se ato të ndalojnë përfundimisht. Menstruacionet mund të vijnë më shpesh ose më rrallë, të zgjasin ditë më shumë ose më pak, dhe të jenë në sasi më të paktë ose më të shumtë. Shenjat paramenstruale si tensionim, dhimbje e gjinjve, fryrje barku, dhimbje koke etj., janë më të theksuara dhe ikin me ardhjen e menstruacioneve. Disa femra mund të përjetojnë gjakderdhje të rënda dhe të zgjatura.

Ulje e aftësisë për të lindur - gjatë menopauzës megjithëse femra mund të ketë menstruacione, aftësia e tyre për të ngelur shtatzënë pakësohet. Por, edhe nëse një femër nuk ka menstruacione për disa muaj, mundësia për të ngelur shtatzënë ekziston akoma.

Afshe të nxehta – përshkruhen si një ndjenjë e papritur dhe e pakëndshme nxehtësie sidomos në fytyrë dhe qafë, por edhe në të gjithë trupin. Afshet e nxehta vijnë në mënyrë të menjëhershme dhe zakonisht zgjasin disa sekonda apo disa minuta. Disa femra mund t’i kenë ato për një vit apo më tepër, por disa të tjera mund të mos i kenë kurrë. Djersitje mjaft e shtuar dhe të ngjethura të ftohta mund të ndjekin afshet e nxehta. Këto zgjasin për vite dhe zakonisht përmirësohen me kalimin e kohës, duke u bërë më pak të shpeshta dhe më pak të rënda.

Çrregullime të gjumit – femrat në menopauzë kanë probleme me gjumin, mund të bëjnë gjumë sipërfaqësor, mund të zgjohen natën papritur të djersitura dhe të kenë të dridhura. Mungesa afatgjatë e gjumit nuk lejon që femra të çlodhet plotësisht, prandaj ajo ndihet tepër e lodhur dhe me humor të prishur.

Probleme vaginale dhe urinare – për shkak se niveli i hormoneve bie, lubrifikimi i vaginës ulet dhe muret e saj thahen, hollohen dhe bëhen më pak elastike. Këto ndryshime e bëjnë marrëdhënien seksuale të dhimbshme dhe të pakëndshme, si dhe çojnë në infeksione të vaginës ose të fshikëzës urinare e uretrës. Disa femra kanë vështirësi për të mbajtur urinën, sidomos kur ato teshtijnë, kolliten apo qeshin.

Ndryshime të humorit dhe nervozizëm - shenjat e menopauzës si problemet e gjumit, afshet e nxehta, djersitja natën dhe lodhja, mund të ndikojnë në humorin dhe gjendjen emocionale të femrës. Disa femra kanë luhatje humori, nervozizëm, ndjenja të qari, ankthi dhe dëshpërimi. Megjithatë, jo të gjitha femrat mund t’i përjetojnë këto.

Ndryshime në jetën seksuale – gjatë menopauzës, femrat mund të përjetojnë ndryshime në jetën e tyre seksuale. Ndryshimet emocionale mund ta bëjnë femrën të ndihet më pak aktive, ose më pak të interesuar në marrëdhënien seksuale. Nga ana tjetër, djersitja natën mund të prishë gjumin dhe ta bëjë femrën shumë të lodhur për seks.

Osteoporozë - në menopauzë rreziku për osteoporozë rritet. Kjo mund të çojë në thyerje të kockave dhe humbje të gjatësisë trupore.

Sëmundje kardiovaskulare-para menopauzës, femrat kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe infarktit sesa burrat. Pas menopauzës, shkalla e sëmundjeve të zemrës te femrat rritet, dhe pas moshës 65 vjeç bëhet e barabartë me atë të meshkujve.

Shtim në peshë dhe ndryshime në pamje – humbja e masës muskulore dhe shtimi në peshë, është e zakonshme te femrat në vitet e menopauzës. Shumë femra kanë një shtim në peshë që mund të jetë 5 kg ose më tepër, e cila bën të ndryshojë pamja e tyre fizike.  Ndryshime të tjera – disa femra mund të kenë probleme me përqendrimin apo me kujtesën. Ekspertët nuk e dinë nëse këto ndryshime janë rezultat i nivelit të ulët të estrogjenit në menopauzë, apo janë rezultat i moshimit.

Megjithëse menopauza është unike për secilën grua, ndryshimet dhe shqetësimet e mësipërme që ndodhin gjatë menopauzës duhet të njihen dhe të vlerësohen nga të gjitha gratë.

Si kuptohet që një femër është në menopauzë?

Zakonisht, menopauza konfirmohet kur një femër nuk ka pasur menstruacione për 12 muaj me radhë. Për shumicën e femrave, përcaktimi i menopauzës bëhet bazuar në përshkrimin që një femër i bën shenjave dhe përfundimit të menstruacioneve të saj. Por në disa raste, këto shenja nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar nëse një femër ka arritur në menopauzë, prandaj një test gjaku që mat nivelet e hormoneve mund të rekomandohet për ta konfirmuar.

Çfarë analizash/kontrollesh duhet të bëhen gjatë menopauzës?

Gjatë menopauzës, mjekët rekomandojnë një matje të densitetit kockor për osteoporozë. Është i rëndësishëm gjithashtu edhe kujdesi për shëndetin gjinekologjik. Shumica e femrave kanë nevojë për një Pap test çdo tre vjet, disa edhe më shpesh. Femrat duhet të pyesin mjekun se sa shpesh duhet të bëjnë mamografinë e gjirit. Përveç këtyre, mjeku mund t’u kërkojë të bëjnë edhe ekzaminime të tjera gjinekologjike. Femrat gjithashtu mund të kenë nevojë të kontrollohen për disa probleme të veçanta si mosmbajta e urinës, tensioni i gjakut, etj. Shumë sëmundje kronike kanë tendencë të shfaqen në këtë periudhë, prandaj mjeku mund t’u rekomandojë edhe teste të tjera nëse është e nevojshme.

Si parandalohet menopauza?

Menopauza është një proces natyral dhe nuk mund të parandalohet. Një femër nuk mund të shmangë menopauzën. Çdo femër do ta përjetojë atë. Megjithatë, ka mënyra që mund të minimizojnë ose edhe të parandalojnë efektet e pakëndshme anësore gjatë viteve të menopauzës.  Si trajtohet menopauza?  

Studimet tregojnë se ndryshimet në stilin e jetesës dhe disa medikamente mund të ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e menopauzës, si dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së një femre.

Për shumë femra ndryshimi i stilit të jetesës mund të jetë mjaft ndihmues, dhe ato mund të mos kenë nevojë për trajtim mjekësor nëse shenjat nuk i shqetësojnë.

a)      Ndryshimet në stilin e jetesës Ndryshimet në stilin e jetesës përfshijnë: Kufizimin apo ndalimin e pirjes së duhanit, kufizimin e pirjes së kafesë, përdorimin e veshjeve praktike, kryerjen rregullisht të aktivitetit fizik, marrjen e mjaftueshme të vitaminës D, konsumin e kalciumit, praktikimin e një higjiene të mirë gjumi, lehtësimin nga stresi i përditshëm, etj.

  1. Trajtimi me medikamente

Megjithëse për disa femra ndryshimi i stilit të jetesës lehtëson shenjat, për disa të tjera kjo nuk mjafton. Nëse shenjat e menopauzës vazhdojnë të bëhen shqetësuese, atëherë duhet kërkuar ndihmë mjekësore.

Trajtimi i menopauzës është në varësi të shenjave dhe përfshin: Terapinë zëvendësuese hormonale, trajtimin e afsheve të nxehta, trajtimin e depresionit, osteoporozës, anemisë, tharjes së vaginës, etj.

 Trajtimi i shqetësimeve të mësipërme dhe i çdo problemi tjetër shëndetësor, si dhe zakonet e shëndetshme të jetesës, ndihmojnë që femra ta kalojë sa më mirë këtë periudhë të jetës.

Megjithëse menopauza është një fazë e natyrshme në jetën e një femre, është e rëndësishme që çdo femër të kontrollohet te mjeku.

Start Date - End Date

Oct 18, 2017 - Oct 22, 2017

Start Time - End Time

1:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This