17 Prill 2016, DITA BOTËRORE E HEMOFILISË

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Trajtim pёr tё gjithё – Vizioni i tё gjithёve

 

Dita Botёrore e Hemofilisё ёshtё caktuar qё nё vitin 1989 nga Federata Botёrore e Hemofilisё, pёr tё rritur informimin dhe ndёrgjegjёsimin e popullatёs mbi çrregullimet e koagulimit. Kjo ditё u caktua pёr nder tё themeluesit tё Federatёs Botёrore tё Hemofilisё z.Frank Schnabel, nё ditёn e tij tё lindjes.

Mesazhi i Ditёs sё Hemofilisё pёr kёtё vit ёshtё “Trajtim pёr tё gjithё – Vizioni i tё gjithёve” nёpёrmjet tё cilit synohet tё rritet sensibilizimi dhe tё realizohet aksesi dhe trajtimi pёr gjithё tё sёmurёt me kёtё sёmundje.

 

Personat qё vuajnё nga hemofilia dhe çrregullimet e tjera tё koagulimit, kanё njё mosfunksionim tё procesit tё koagulimit (mpiksjes sё gjakut), e pёr rrjedhojё te kёta individё koha e hemoragjisё ёshtё e zgjatur. Hemofilikёt pёsojnё episode tё hemoragjive spontane nё artikulacione, muskuj apo pjesё tё tjera tё trupit.

 

 

  1. Çfarë ёshtё hemofilia?

 

Hemofilia ёshtё njё çrregullim i koagulimit (mpiksjes) tё gjakut. Personat me hemofili kanё mungesё tё faktorёve tё koagulimit dhe proteinave qё kontrollojnё dhe ndalojnё hemoragjinё qё ndodh nё organizёm. Pёr fat tё mirё ajo ёshtё njё sёmundje e rrallё, vetёm 1 nё 10.000 persona lindin me hemofilinё A dhe 1 nё 50.000 persona me hemofilinё B.

 

  1. Cilat janё tipet e hemofilisё dhe a ka ndryshim midis tyre?

 

Tipi mё i shpeshtё i hemofilisё ёshtё hemofilia A, e cila shkaktohet nga mungesa e faktorit VIII tё koagulimit. Hemofilia B ёshtё mё pak e shpeshtё dhe shkaktohet nga mungesa e faktorit IX tё koagulimit. Pavarësisht tipit tё hemofilisё, klinikisht ajo shprehet me hemoragji.

 

  1. A ёshtё hemofilia njё sёmundje qё zgjat gjithё jetёn?

 

Njё person qё lind me hemofili do ta ketё kёtё patologji gjatё gjithё jetёs. Niveli i prodhimit tё faktorёve tё koagulimit (VIII ose IX ) mbetet i njёjtё gjatё gjithё jetёs sё individit.

 

  1. A ёshtё hemofilia njё sёmundje e shpeshtё?

 

Hemofilia ёshtё njё sёmundje relativisht e rrallё. Rreth 1 nё 10.000 individë lindin me hemofilinё A dhe 1 nё 50.000 persona lindin me hemofilinё B.

 

 

  1. A ka forma tё tjera tё çrregullimit tё koagulimit?

 

Po, mungesa e disa faktorёve tё tjerё tё koagulimit shkakton gjithashtu gjakderdhje jonormale. Kёtu pёrfshihet deficiti i faktorёve I, II, V, VII, X, XI, XIII dhe faktorit Von Willebrand. Kёto forma janё mё tё rralla se hemofilia A dhe B.

 

 

  1. A ёshtё hemofilia njё sёmundje ngjitёse?

 

Hemofilia ёshtё njё sёmundje e trashёguar qё transmetohet nga njё brez nё tjetrin nёpёrmjet gjeneve. Njё individ i lindur me kёtё sёmundje mund tё transmetojё gjenet pёrgjegjёse te brezat pasardhёs (fёmijёt, nipёrit, mbesat) por s’mund ta transmetojё atё nё komunitet ashtu si sёmundjet infektive, si p.sh. gripi.

 

 

  1. Si transmetohet hemofilia?

 

Hemofilia transmetohet nga prindёrit tek fёmijёt nёpёrmjet gjeneve. Gjenet pёrgjegjёse pёr hemofilinё A dhe B ndodhen nё kromozomin X . Pёr kёtё arsye hemofilia quhet njё sёmundje e lidhur me kromozomin X.

Figura mё poshtё shpreh sesi transmetohen gjenet nga prindёrit tek fёmijёt.

Nёse nё njё çift, bashkёshorti ёshtё i sёmurё me hemofili dhe gruaja nuk ёshtё, atёherё asnjёri nga fёmijёt nuk do tё jetё i sёmurё me hemofili, por tё gjitha vajzat e kёtij çifti do tё kenё gjenin bartёs tё sёmundjes.

Femrat qё kanё gjenin “defektoz” tё hemofilisё quhen bartёse.

Nёse njё burrё i shёndoshё martohet me një grua bartёse tё sёmundjes, atёherë ata do tё kenё 50 % mundёsi pёr tё lindur njё djalё tё sёmurё dhe 50 % mundёsi pёr tё lindur njё vajzё bartёse tё sёmundjes.

Materialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf: Këtu

POSTER (2)

Start Date - End Date

Apr 17, 2016 - Apr 18, 2016

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This