17 Nëntor, Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme

Loading Events
  • This event has passed.
Description

LINDJA PARAKOHE

 

Ti falim të ardhme

 

Dita botërore e lindjes parakohe është 17 nentor dhe ky është viti i nëntë i organizimit të saj.

Qëllimi është ndërgjegjësimi  në lidhje me lindjen parakohe, faktorët e rrezikut dhe reduktimi i ndikimit të faktorëve të rrezikut

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përcakton lindjen parakohe si lindjen e foshnjes në më pak se 37 javë të shtatzanisë ose 259 ditë tësaj  ku si dita e parë e shtatzanisë është përcaktuar  dita e parë e menstruacioneve të fundit.

Bazuar në ansamblin e faktorëve që përcaktojnë dhe shoqërojnë lindjen parakohe, të  barrës ekonomike dhe të pasojave të  ndodhjes së lindjes parakohe për  individin, familjen dhe shoqërine duhet të theksohet që  lindja parakohe është një ceshtje e shendetit publik.

Në botë mendohet se nje në 10 foshnje lindin parakohe dhe ne Shqipëri mendohet që incidence e lindjes parakohe është më e ulët  4.5 %

Foshnjet e lindura parakohe janë në një risk më të lartë në lidhje me vdekshmërinë foshnjore dhe sëmundshmërinë  apo probleme të zhvillimit gjatë fëmijërisë së hershme  dhe me vonë  në krahasim me femijët  e lindur.  Lindja e një fëmije parakohe sjell kosto emocionale dhe ekonomike për familjen dhe për shoqërinë shërbimet publike (si shëndetësore, edukuese dhe shërbime të tjera)

Lindja parakohe është pasojë e një grup problemesh të cilat mbi vendosen me njëra tjetrën.

Shkaqet e lindjes parakohe përfshijnë faktorë sociale dhe psikologjik në nivel individual, ekspozimet ambjentale, gjendja shwndetwsore, faktorë biologjikë dhe gjenetike.Shumë nga këta faktorë janë të kombinuar me njeri tjetrin sidomos në shtresat me nivel të ulët socioekonomik.

Njohja e faktorëve të riskut për lindjen parakohe ndihmon në identifikimin e grave me rrezik të lartë për lindje parakohe  dhe përfshirjen e tyre në programe të ndjekjes së tyre me qëllimin e parandalimit të saj ose të ulja e rrezikut për lindjen parakohe të hershme.

Megjithatë, kjo mund të arrihet vetëm nqs ka një marrëdhënie të ngrohtë me besim reciprok midis pacientes –grua shtatzanë dhe mjekut apo personelit shendetesor që ofron një kujdes antenatal duke i ofruar kujdes mjekësor dhe psikologjik.

Për faktin se në themel të lindjes parakohe qendron ana sociodemografike dhe ekonomike e gruas, ndërhyrjet për  parandalimin e lindjes parakohe  duhet  përqasur si një ndërhyrje që i përkët jo vetëm sistemit shëndetësor  por si një një përqasje multidimensionale dhe multisektoriale për të arritur dhe qëllimin e një mëmësie të sigurt.

Kjo mund të arrihet me anë të krijimit të ekipeve multidisiplinare në trajtimin e gruas shtatzanë  ku përfshihen dhe psikologet apo nutricionistët.

Start Date - End Date

Nov 16, 2017 - Nov 16, 2017

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Share This