17 Nëntor 2019 Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme

Loading Events
  • This event has passed.
Description

17 Nëntor 2019

Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme

 

“Të lindësh para kohe, të marrësh kujdesin e duhur, në kohën dhe vendin e duhur”

 

Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme, 17 Nëntori,  konsiderohet si një mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve dhe dhimbjeve që ajo shkakton.

Slogani i këtij viti “Të lindësh para kohe, të marrësh kujdesin e duhur, në kohën dhe vendin e duhur”, vjen si:

 

  • Mesazh gjithëpërfshirës për politikëbërësit, ofruesit e kujdesit shëndetësor, prindërit, familjen etj; për një partneritet në kujdesin ndaj këtyre foshnjave.
  • Përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me sfidat që u duhet të përballen familjet e këtyre foshnjave.
  • Mundësi për të folur lidhur me zgjidhjet e mundshme.

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit në shkallë globale lindin para kohe rreth 15 milionë foshnja.

Për fat të keq, komplikimet prej lindjes së parakohshme, janë ndër shkaqet kryesore  të vdekjes së foshnjave në  pesë vitet e para të jetës.

 

Të gjitha foshnjat e lindura para kohe, kërkojnë kujdes shëndetësor të menjëhershëm dhe të konsiderueshëm, duke i vendosur prindërit e familjen në një sërë sfidash emocionale e financiare.

 

Lindje e parakohshme e bebit, konsiderohet lindja përpara javës së 37-të të shtatëzanisë, pavarësisht peshës së tij.

 

Për parandalimin e lindjes së parakohshme është e rëndësishme që gjatë shtatëzanisë gruaja të ndjekë një stil jetese të shëndetshëm, bazuar në një dietë ushqimore të pasur dhe duke ndjekur në mënyrë të rregullt rekomandimet e mjekut.

 

Lindja e parakohshme (shkaktari kryesor i vdekshmërisë tek të porsalindurit), mund të shkaktojë probleme shëndetësore kronike të mushkërive, vonesa në zhvillim dhe paralizë cerebrale.

 

Statistikat tregojnë se shifrat e lindjeve të parakohshme kanë pësuar rritje. Ekspertët deklarojnë se kjo vjen si pasojë e shtimit të përdorimit të trajtimeve për fertilitetin apo trendit të shtatzënive të mëvonshme.

 

Shkaqet specifike të lindjes së parakohshme nuk dihen saktësisht, por ekspertët thonë se disa faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në provokimin e kontraksioneve në mitër, përpara se bebi të jetë gati të lindë. Ju mund të keni një lindje të parakohshme pa asnjë shkak kryesor.

 

Faktorët mjekësorë dhe stili i jetesës, ndikojnë në lindjet e parakohshme.

Zakonisht gratë që kanë shtatëzani me binjakë ose që pritet të sjellin në jetë më shumë se 2 fëmijë, si edhe ato që vuajnë nga ndonjë patologji kronike (si p.sh. hipertension ose diabet), janë më të rrezikuarat për të lindur fëmijë para kohe.

 

Start Date - End Date

Nov 17, 2019 - Nov 17, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This