10 Maj Dita Botёrore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik

Loading Events
  • This event has passed.
Description

10 Maj
Dita Botёrore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik

“Bёhu Aktiv – Mbro Shёndetin Tёnd”

Çdo vit rreth datёs 10 maj, vendet anёtare tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё inkurajohen qё tё promovojnё aktivitetin fizik nё nivel kombёtar. Kjo ditё njihet si dita me moton “ Bёhu Aktiv – Mbro Shёndetin tёnd”.
Qёllimi i kësaj dite ёshtё rritja e vёmendjes dhe e njohurive të publikut nё lidhje me dobinё qё sjell aktiviteti fizik nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme.
Dita e Botërore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik i referohet aktivitetit fizik tё moderuar deri nё intensiv tё çfarёdo lloji, qё çdo njeri mund ta realizojё kudo me qёllim pёrmirёsimin e shёndetit.

Katёr objektivat kryesore tё aktiviteteve kombёtare
• Rritja e vёmendjes sё publikut tё gjerё pёr rёndёsinё dhe pёrfitimet qё sjell nё shёndet aktiviteti fizik, kryesisht nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme.
• Promovimi i pёrfitimeve qё sjell aktiviteti fizik duke informuar pёr praktika mё tё mira.
• Rritja e pjesёmarrjes sё popullatёs sё gjerё nё aktivitete fizike duke shfrytёzuar tё gjitha mundёsitё e mundshme (gjatё kohёs sё lirё, transportit, punёs etj.).
• Promovimi i sjelljeve dhe i stilit të njё jete tё shёndetshme.

Fakte kryesore
• Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë në mbarë botën.
• Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm shton rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet jo të transmetueshme siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti.
• Aktiviteti fizik kontribuon në parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.
• Globalisht, 1 në 4 të rritur nuk është aktiv sa duhet.
• Më shumë se 80% e adoleshentëve në botë nuk janë fizikisht aktivë sa duhet.

Shtetet anëtare të OBSH-së kanë rënë dakord të zvogëlojnë aktivitetin fizik të pamjaftueshëm me 10% deri në vitin 2025.

Çfarë kuptojmë me aktivitet fizik
• Sipas OBSH-së, aktivitet fizik quhet çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt që kërkon shpenzime të energjisë, përfshirë këtu aktivitetet e ndërmarra gjatë punës, lojës, kryerjes së punëve shtëpiake, udhëtimit dhe angazhimit në aktivitete krijuese.
• Termi aktivitet fizik nuk duhet të ngatërrohet me stërvitjen, e cila është një nënkategori e aktivitetit fizik.

Rekomandime të OBSH-së për aktivitetin fizik
Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 5 – 17 vjeç
• Duhet të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik të moderuar në intensiv në ditë.
• Duhet të përfshihen në aktivitete që forcojnë muskujt dhe kockat, të paktën 3 herë në javë.

Të rriturit e moshës 18 – 64 vjeç
• Duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës, ose të bëjnë të paktën 75 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë gjithë javës, ose një kombinim të të dyjave.
• Aktivitetet për forcimin e muskujve duhet të bëhen duke përfshirë grupe të mëdha të muskujve në 2 ose më shumë ditë në javë.

Të rriturit e moshës 65 vjeç e lart
• Duhet të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës, ose të paktën 75 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë gjithë javës, ose një kombinim të të dyjave.

• Për të patur më shumë përfitime në shëndet, të moshuarit duhet të rrisin aktivitetin fizik me intensitet të moderuar në 300 minuta në javë.

• Të moshuarit me lëvizshmëri të ulët duhet të kryejnë aktivitet fizik 3 ose më shumë ditë të javës për të rritur ekuilibrin dhe për të parandaluar rrëzimet.

Aktivitetet për forcimin e muskujve duhet të bëhen 2 ose më shumë ditë të javës duke përfshirë grupe të mëdha të muskujve.

Intensiteti i formave të ndryshme të aktivitetit fizik ndryshon në varësi të njerëzve. Për të qenë i dobishëm për shëndetin, të gjitha aktivitetet duhet të kryhen në periudha kohore të paktën prej10 minutash.

Përfitimet e aktivitetit fizik dhe ndikimi në shëndetin tonë
Aktiviteti fizik i rregullt me intensitet të moderuar si ecje, çiklizëm, ose disa lloje sportesh, ka përfitime të rëndësishme për shëndetin. Për të gjitha moshat, përfitimet nga të qenit fizikisht aktiv janë më të mëdha se dëmet e mundshme. Pak aktivitet fizik është më mirë sesa aspak. Duke u bërë më aktiv gjatë gjithë ditës, në mënyra relativisht të thjeshta, njerëzit mund të arrijnë mjaft lehtë nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik.

Aktiviteti fizik i rregullt:
• Përmirëson gjendjen e muskujve dhe frymëmarrjen
• Përmirëson dhe forcon eshtrat
• Zvogëlon rrezikun e hipertensionit, të sëmundjeve koronare të zemrës, diabetin, disa lloje kanceri (duke përfshirë kancerin e gjirit dhe kancerin e zorrës së trashë) dhe depresionin.
• Zvogëlon rrezikun e rrëzimeve

Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë globale.

Start Date - End Date

May 10, 2018 - May 10, 2018

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This