| Home page Mission Functions Role History Organigram Activities News Training Courses Partners Contact Medical journal IPH Bulletin Alert (infect. diseases) Health Map Botime te tjera Ministry of Health ISHP Mail | Komunikate per shtyp Problemi lidhur me semundjet Semundjet kardiovaskulare jane shkaku kryesor i vdekjeve ne Shqiperi; mbi 50% e vdekjeve te shqiptareve cdo vit kane ne baze nje shkak te lidhur me sistemin e qarkullimit te gjakut. Per me teper keto vdekje vazhdojne te rriten si pasoje e ndryshimeve moshore dhe te menyres se jeteses. Nese ne fillim te viteve 90 kishim rreth 6000 vdekje ne vit nga semundjet kardiovaskulare, sot ky numer eshte mbi 8000. Semundjet ishemike te zemres dhe semundjet cerebrovaskulare perbejne pjesen derrmuese te semundjeve ne kete grup me respektivisht 128 dhe 159 vdekje ne vit per 100 000 banore. Semundjet kardiovaskulare nuk jane nje fatalitet, pra ato nuk ndodhin thjesht sepse eshte e shkruar ne gjenet tona. Ka nje sere faktoresh te lidhur me menyren e jeteses dhe me kontrollin e disa treguesve biologjike te organizmit. Informimi i duhur dhe krijimi i kushteve per nje jete te shendeteshme nga ana e shtetit do te ndihmonte qe te prekeshim me pak nga keto semundje dhe te kishim nje jete me te gjate e me te shendeteshme. Kjo gje prej disa dekadash eshte duke u provuar ne Europen perendimore dhe ka filluar te verehet edhe ne disa vende te Europes Lindore Problemi lidhur me sistemin shendetesor Ne sistemin shendetsor te Shqiperise behet ende pak lidhur me kapjen e hereshme te problemeve dhe trajtimin ne kohe te tyre. Gjithashtu keshillimit te individeve ne risk u kushtohet pak rendesi. Ne nje studim te viti te kaluar te kryer nga Instituti i Shendetit Publik vetem 40% e mjekeve te pergjithshem e kryejne vleresimin e tensionit te gjakut ne formen e nje depistimi rutine tek personat ne dukje te shendetshem. Nje situate e ngjashme verehet edhe per vleresimin e duhanpirjes tek pacientet. Reforma financiare ne sherbimet e mjekut te familjes ne vendin tone vertet pritet te permiresoje administrimin e ketij dhe sistemi dhe cilesine e sherbimeve per pacientet por rrezikon sherbimet e parandalimit. Programi qe fillon sot eshte pikerisht nje perpjekje per te rigjalleruar keto sherbime. Programi ri Instituti i Shendetit Publik ka pergatitur nje model te ri sherbimesh prane Mjekut te Familjes me qellim kapjen e hershme te shkaqeve te mundeshme te semundjeve kardiovaskulare dhe trajtimin ne kohe te tyre (kryesisht keshillim dhe ndjekje) Synimi i ketij programi eshte te nxise kapjen e hershme dhe trajtimin e pershtatshem me keshilla apo trajtim te faktoreve risk per semundjet koronare dhe ato cerebrovaskulare me qellim final parandalimin e pasojave shendetesore ne popullaten shqiptare. Ne qender te programit eshte nje udhezues i pergatitur per tu ardhur ne ndihme mjekeve (por edhe infermiereve nese eshte e nevojshme). Ne udhezues jane perfshire vec te tjerash, ne menyre skematike edhe standartet e klasifikimit dhe te keshillimit te individeve per secilin prej 8 faktoreve te ndryshueshem, madhore dhe minore te semundjeve kardiovaskulare. Programi parashikon vleresimin ne menyre te rregullt te nje sere treguesish te lidhur me menyren e sjelljes si dhe me parametra biologjike individuale per te gjithe perdoruesit e sherbimeve te mjekut te familjes. Cdo person i siguruar ka te drejten qe te perfitoje nga sherbimet e reja. Aplikimi ne praktike i depistimit nuk do te kerkonte nje rritje te ngarkeses se punes shtese per personelin mjekesor. Ai thjesht do te nxiste, dhe permiresonte produktivitetin lidhur me detyrat e sherbimet e kujdesit shendetsor me fokus parandalimin. Produktiviteti i mjekut te pergjithshem dhe aksesi ne sherbimet shendetsore ne Shqiperi eshte nder me te uletit ne bote, ndaj zbatimi programit te depistimit do te arrinte vec efekteve lidhur me kontrollin e semundjeve kardiovaskulare edhe efekte pozitive shtese lidhur me permiresimin e cilesise se sherbimeve, sidomos rritjes se aksesit.
Ky program do te ndiqet nga inciciativa te tjera te Ministrise se Shendetsise si:
Raport mbi situaten e meningitit ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit Nga data 1 janar ne vendin tone jane diagnostikuar 4 raste me meningit meningokoksik. Shperndarja e rasteve perfshin rrethet e Pogradecit, Delvines dhe Tropojes. Moshat jane 3, 5, 21 ne 25 vjec. Vec ketyre rasteve jane raportuar edhe 4 raste te tjera me meningit jo-meningokoksik nga rrethet e Pukes, Matit, Fierit. Sot eshte duke u hetuar nje rast i ri nga Durresi. Rastet jane trajtuar ne spitalet rajonale ose ne Qendren Spitalore Universitare. Nuk ka asnje rast vdekjeje dhe pacientet jane ne proces sherimi. Ne javen e fundit te Dhjetorit, ISHP, bazuar ne njoftimin e rrjetit ProMed dhe Institutit Superior te Shendetit ne Rome, mbi nje shperthim epidemik nga meningokoku i tipit C, rekomandoi forcimin e masave te diagnoses dhe raportimit te meningitit ne Shqiperi. Pas nje urdheri te Ministrit te Shendetsise dhe nje seminari te organizuar, te gjitha rastet e reja raportohen brenda dites ne Institutin e Shendetit Publik dhe merren masat parandaluese perkatese. Nderkohe me synim rritjen e kapaciteteve diagnostikuese ne QSUT dhe laboratoret bakteriologjik te rretheve, ISHP ka vene dispozicion pajisjet dhe mjetet e veta laboratorike. Gjithashtu, jane trajnuar mjeket dhe eshte informuar publiku mbi shenjat e rrezikut Ne Shqiperi, dhe ne rajon deri tani ka qarkulluar meningokoku i tipit B, per te cilin nuk ka vaksine. Gjithashtu per momentin, nuk kemi te identifikuar meningokok tip C dhe nga pikepamja epidemiologjike nuk kemi shperthim epidemik, prandaj ISHP, ne konsultim me strukturat e OBSH, nuk ka rekomanduar perdorimin e vaksines kunder meningokokut. Gjithsesi, ISHP eshte duke siguruar nje rezerve vaksine per grupe me risk te larte dhe eshte duke hetuar e monitoruar me vemendje situaten. Historikisht ne Shqiperi raportohen cdo vit mesatarisht 10-20 raste me meningit meningokoksik dhe disa qindra meningite nga shkaktare te tjere, si Hemophilus Influenzae, Pneumokok, Enteroviruse, Tuberkuloz, virusi i parotitit (Shytat) etj. Gjate dhjete viteve te fundit ne vendin tone nuk ka pasur asnjehere shperthime epidemike masive nga meningokoku me perjashtim te ndonje vatre te izoluar familjare.
14/01/2008 Situata lidhur me rastet Ne daten 6/01/2008 ne spitalin e Sarandes eshte paraqitur nje rast tjeter me shenja klinike te meningitit meningokoksik. Pacientja 3 vjecare eshte nga Delvina dhe pas nje transferimi te perkohshem ne Spitalin e Gjirokastres eshte nisur per ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane. Femija ka dale nga gjendja kritike. Masat ne vater dhe masat ne rang vendi Ministria e Shendetesise dhe Instituti i Shendetit Publik jane ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet shendetesore te vendeve fqinje dhe Organizaten Boterore te Shendetesise. Sqarojme se, ne situaten e shfaqjes se rasteve sporadike te meningitit, vaksinimi ne mase ndaj nje shkaktari potencial sikurse eshte Neisseria Meningitidis (meningokoku) nuk rekomandohet. Rekomandohet profilaksia e personave te afert me rifampicine (medikament oral, dy dite). Nje mase strategjike me efekte afatgjata e parashikuar nga Ministria e Shendetesise gjate ketij viti eshte edhe futja ne programin kombetar te imunizimit, e vaksines kunder hemophilus influenzae (shih me poshte shkaktaret e meningitit), Kjo vaksine vec ndikimit ne kontrollin e infeksioneve respiratore acute tek femijet, do te jape nje efekt pozitiv edhe ne parandalimin e meningitit te shkaktuara nga ky agjent infektiv. Ne vendin tone raportohen cdo vit mesatarisht rreth 10 raste me menigit meningokoksik, nderkohe qe meningitet me natyre virale jane shume me te shpeshta (100-200 raste cdo vit).
Ne spitalin e Korces jane hospitalizuar 2 raste me meningit bakterial nga fshati Memelisht i Pogradecit te moshave 20-25 vjec qe i perkasin te njejtes familje, perkatesisht dy motra. Semundja ka filluar ne daten 1 Janar 2008. Shenjat klinike te shoqeruara me petekie ne lekure flasin per meningit meningokoksik. Per te percaktuar tipin e meningokokut nevojiten ekzaminime te tjera bakteriologjike dhe serologjike. Shenjat kryesore klinike te meningitit jane:
Asnje prekt ketyre shenjave nuk duhet neglizhuar pasi meningiti eshte semundje infektive qe ne rast se nuk trajtohet menjehere shkaketon vdekle apo le pasoja te renda. |
||||
© Instituti i Shendetit Publik - 2007 | |||||