“Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Durrës ,në kuadër të ditës botërore të Hipertensionit organizoi një aktivitet sensibilizues në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit”

Aktivitet sensibilizues në kuadër të DITËS BOTËRORE TË HIPERTENSIONIT.
DRSH – Durrës, 18.5.2012

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Durrës ,në kuadër të ditës botërore të Hipertensionit organizoi një aktivitet sensibilizues në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit.
Ky aktivitet u organizua ,nën kujdesin e autoriteteve drejtuese të DRSH , nga stafi i shërbimit të mjeksisë familjare ( stafi i promocionit,shërbimit shëndetësor në shkolla dhe të shëndetit mendor).
Jo vetëm që u bënë matje të hipertensionit arterial dhe u peshuan të gjithë grupmoshat që treguan interes për këtë aktivitet por ,gjithashtu , u dhanë informacione të detajuara mbi rëndësinë e një ushqyerje korrekte ,të aktivitetit fizik dhe mbajtjes së kontakteve të rregullta me mjekun e familjes dhe mjekut specialist.
Gjithashtu u plotësuan formularë dhe u shpërndanë broshura informative .Morën pjesë në këtë aktivitet kryesisht të moshuar por edhe të rinj.
Interesante ishte fakti që një pjesë e popullatës që ftohej për të matur tensionin shprehej që në shtëpi ato mbanin aparate tensioni sepse dëshironin të ndiqnin me kujdes sëmundjen e tyre .Ky fakt flet edhe për një edukatë shëndetësore në rritje në popullsinë e rrethit të Durrësit.
Gjithsesi ky aktivitet nuk është i vetmi që po bën Drejtoria jonë për të sensibilizuar popullatën për një stil jete të shëndetëshëm .Stafet shëndetsore kanë nisur sensibilizimin në kopshte me prindër dhe edukator sepse një fëmijë i shëndetshëm është nesër një adult i shëndetshëm .Eshtë rritur sensibilizimi i nënave në lidhje me rëndësinë e ushqyerjes me gji. Fakti që në shërbimin shëndetsor parësor Durrës janë 3 QSH që po punojnë për të fituar titullin QSH mike të fëmijëve ,treguesit shumë të mirë në shkallë rrethi në lidhje me ushqyerjen me gji ,tregojnë rëndësinë që i kushtohet nga DRSH dhe stafet shëndetsore në kujdesin parësor dhe sekondar Durrës në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme të të rriturve por që mund të jetë e sukseshme vetëm kur nis që në moshat e vogla.
Gjithashtu një rubrikë e veçantë mbi një stil jete të shëndetshëm është përgatitur edhe në faqen tonë të internetit:www.dshp-dr.gov.al.
Falenderojmë MSH,ISHP ( veçanërisht Departamenti i Promocionit shëndetësor ) për mbështetjen dhe për organizimin sa më të mirë të këtij aktiviteti.
I gjithë aktiviteti u pasqyrua edhe në mediat kombëtare .