1 Dhjetor 2008 - Dita nderkombetare e luftes kunder HIV/AIDS

Rreth dites se luftes kunder HIV/AIDS
Kalendari i aktiviteteve
Situata Epidemiologjike e HIV/AIDS ne Shqiperi
Situata Epidemiologjike e HIV/AIDS ne Bote
Udhehiq/Mbeshtet/Fuqizo
Post-card 2008

Sot me 1 Dhjetor, ne Diten Boterore te luftes kunder HIV/AIDS, eshte momenti qe te reflektojme dhe te kujtojme ata qe kane humbur jeten dhe ata persona qe jetojne me kete semundje. Gjithashtu sot vijme perpara publikut per te bere te njohur progresin e arritur ne drejtim te pergjigjes ndaj kesaj pandemie boterore, duke vleresuar mbajtjen e premtimeve te bera nga qeveria, shoqeria, komunitete apo grupime njerezish si dhe premtimet e bera nga gjithesecili prej nesh, per ti thene ndal perhapjes se metejshme te infeksionit, per ti thene ndal stigmas dhe diskriminimit, per te siguruar trajtim dhe kujdes per personat qe jetojne me HIV/AIDS.

Edhe kete vit, fushata sensibilizuese mbareboterore per diten kunder HIV/AIDS vazhdon me logon   STOP SIDA: “Mbaj premtimin” duke u fokusuar tek temat: “UDHEHIQ”, “MBESHTET”, “FUQIZO” (“lead”, “empower”, “deliver”), te cilat vene ne dukje nevojen per vizion, inovacion, dhe vazhdimesi te qendrueshme perballe sfides me emrin AIDS.
Viti 2008 shenon 20 vjetorin e Dites Boterore te HIV/AIDS. Qysh prej vitit 1988, kane ndryshuar shume gjera ne lidhje me epidemine e HIV/AIDS dhe me pergjigjen qe i eshte dhene kesaj epidemie. Ky pervjetor vjen ne Shqiperi me nje sere angazhimesh te mbajtura, duke dhene nje kontribut me vlera ne parandalimin e perhapjes se infeksionit ne vend si dhe nje kontribut sado modest ne frenimin e perhapjes se epidemise globalisht.

Gjate ketij viti eshte miratuar nga Parlamenti Shqiptar Ligji i ri per HIV/AIDS si dhe eshte rishikuar Strategjia Kombetare e HIV/AIDS (2008 – 2014) e cila do te miratohet dhe lancohet se shpejti. Ministria e Shendetesise e sheh hartimin e ketij ligji dhe rishikimin e Strategjise Kombetare, vetem si fillimin e nje procesi i cili po shoqerohet me masa te tjera shumeplaneshe apo politika të caktuara te cilat perfshijne angazhimin e strukturave vendimmarrëse si dhe te gjithë nivelet shoqërore qeveritare dhe joqeveritare.

Jane ngritur dhe po fuqizohen me tej Qendrat e Keshillimit dhe Testimit Vullnetar Konfidencial (VCT), si porta e pare e parandalimit dhe kujdesit, pothuaj ne te gjitha Prefekturat e vendit duke bere te mundur ofrimin e sherbimeve te testimit dhe keshillimit per HIV dhe infeksioneve te tjera qe transmetohen me rruge seksuale, sa me prane njerezve.

Po fuqizohet me tej Klinika Ambulatore per trajtimin, ndjekjen dhe kujdesin ndaj Personave qe jetojne me HIV/AIDS, prane Klinikes se semundjeve Infektive ne QSUT “Nene Tereza”. 100% e personave qe jetojne me HIV/AIDS ne nevoje per trajtim me ARV e marrin ate. Jane 98 adulte dhe 12 femije qe trajtohen aktualisht me ARV, trajtim i cili jepet falas qysh prej vitit 2004 nga shteti.

Vazhdon bashkepunimi i suksesshem me Fondin Global ne luften kunder HIV/AIDS, Tuberkulozit dhe Malarjes, ku ky fond eshte nje mekanizem financiar i rendesishem per te mbeshtetur politikat, programet dhe aktivitetet ne fushen e HIV/AIDS. Mbeshtetja e vendit tone nga Fondi Global do te rrise me tej pergjigjen mbarekombetare per ta mbajtur Shqiperine nje vend me prevalence te ulet per HIV/AIDS.

Nje risi eshte zgjerimi dhe forcimi i bashkepunimit me shoqerine civile, ku OJF jane partnere reale ne parandalimin e perhapjes se infeksionit ne grupet me risk te larte, informimin, ndergjegjesimin dhe edukimin e rinise dhe popullates ne pergjithesi.
Mbas gati dy dekadash te zbulimit te semundjes, ne e dime se me perkushtim politik, burime teknike dhe financiare si dhe me mbeshtetjen e mjaftueshme nga institucione prestigjioze nderkombetare, ne mund ta parandalojme perhapjen e epidemise ne vendin tone.
Cdokush nga ne , nga ju, ka nje rol per te luajtur ne luften kunder HIV/AIDS, cdokush mund te kontriboje duke bere nje premtim dhe duke e mbajtur ate, duke marre rolin e liderit duke u perfshire ne menyre aktive ne luften kunder ketij infeksioni. Jo rastesisht, sot konferenca e shtypit mbahet ne nje mjedis gjithperfshires dhe miqesor.

Te gjithe sebashku duhet te solidarizohemi ne luften kunder HIV/AIDS si dhe te krijojme ambjent sa me te pershtatshem per parandalimin e perhapjes se infeksionit ne Shqiperi si dhe per trajtimin dhe kujdesin e personave qe jetojne me HIV/SIDA, duke qendruar larg stigmes dhe diskriminimit te tyre.

Ne kete dite gjej rastin te pergezoj dhe te falenderoj te gjithe Institucionet dhe organizmat qeveritare, joqeveritare, pushtetin lokal, Mediat, agjensite e huaja ne Shqiperi dhe ne menyre te vecante grupin tematik te OKB per HIV/AIDS, te cilet kane dhene dhe do te vazhdojne te japin nje kontribut te pacmuar ne punen qe ben Mekanizmi Koordinues per Vendin dhe Ministria e Shendetesise ne luften kunder HIV/AIDS.