Eglish
 


Analiza e ISHP-se 2009-2010

 


Raport i permbledhur mbi aktivitetet kryesore te realizuara nga Instituti i Shendetit Publik gjate vitit 2009

Hyrje
                    
Sipas ligjit te ri te shendetit publik (nenet 14 dhe 15) Instituti i Shendetit Publik ka pergjegjesite dhe funksionet e meposhteme:

Pergjegjesite e ISHP

Instituti i Shëndetit Publik eshte pergjegjes për :

  • Informimin, keshillimin dhe mbeshtetjen e  Ministrise se Shendetesise ne hartimin e politikave dhe strategjive ne fushen e shendetit publik.
  • Sigurimin e ekspertizave ne shendet publik
  • Realizimin e studimeve te pavarura dhe prodhimin e  informacioneve bazuar ne  fakte.
  • Pjesmarrjen ne formimin e burimeve njerezore ne shendet publik.

 

Funksionet

Instituti i Shendetit Publik kryen funksionet e meposhtme :

  • Survejancen e semundjeve infektive dhe joinfektive
  • Menaxhimin e regjistrave kombëtare
  • Kerkimin shkencor në shendetin publik
  • Ndjekjen e të rejave  shendetësore ndërkombëtare përfshirë sistemet dhe praktikat
  • Trajnimin dhe edukimin në shëndet publik
  • Qëndër reference në shëndet publik
  • Informimin e popullatës rreth cështjeve të shëndetit public

 

Ne kuader te ISHP funksionojne kater departamente;

    • Departamenti i kontrollit te semundjeve infektive,
    • Departamenti i epidemiologjise se semundjeve kronike dhe sistemit shendetsor
    • Departamenti i edukimit dhe promocionit, dhe
    • Departamenti i mjedisit shendetit dhe eksperitizes sanitare.

 

Gjate vitit 2009, aktiviteti i Institutit te Shendetit Publik eshte perqendruar ne disa drejtime prioritare ne fushen e shendetit publik;

  1. Pergatitje ne bashkepunim me Ministrine e Shendetsise te dokumentave ligjore/rregullatore, apo te politikave/strategjive

 

  1. Kerkim, zhvillim dhe inovacion
  1. Veprimtari informuese, ndergjegjesuese dhe edukuese per grupe te ndryshme te popullates

 

  1. Trajnim, edukim ne vazhdim per grupe te ndryshme te profesionisteve

Vec ketyre eshte rritur intensiteti dhe permiresuar cilesia e kryerjes se aktiviteteve te tjera funksionale ne fushen e:

  • Monitorimit te shendetit te popullates dhe determinanteve shendetsor
  • Survejances se semundjeve infektive, hetimeve epidemiologjike dhe nderhyrjeve perkatese parandaluese
  • Survejanca te tjera si ajo e aborteve apo ajo e difekteve te lindura
  • Ekspertizave sanitare
  • Inspektimit sanitar dhe inspektimit te programeve te shendetit
  • Monitorimit dhe vleresimit te risqeve mjedisore perfshi ujin e pijshem
  • Analiza te references laboratorike dhe te sherbimeve
  • Mbeshtetejes me ekspertize dhe logjistike te te gjithe strukturave rajonale te shendetsit publik
  • Pjesemarrjes ne rrjetet nderkombetare te shendetit publik

 

 

1. Dokumenta ligjore/rregullatore, apo te politikave/strategjive

Specialiste te departamenteve te ndryshme te ISHP jane perfshire ne menyre aktive ne grupet e punes dhe kane kontribuar ne:

  • Ligjin e ri te Shendetit Publik i miratuar nga Kuvendi ne 2009. Per here te pare funksionet dhe pozicioni i ISHP ne sistemin shendetsor jane percaktuar qarte ne nje ligj.
  • Strategjine e re te shendetit riprodhues 2009-2013
  • Draft-strategjine e imunizimit 2010 – 2015
  • Dokumentat teknike lidhur me futjen e nje vaksine te re te kalendarin e detyrueshem.
  • Paketen baze te sherbimeve te kujdesit shendetsor paresor, ne te cilen detajohen aktivitete te parandalimit dhe promocionit shendetsor ne nivelin e qendres shendetsore. Ne kete kuader jane ne proces udhezuesit specifike per disa prej komponenteve te paketes.
  • ISHP eshte perfshire ne pune  per strategjine kombetare te kerkimit shkencor dhe ka kontribuar ne pergatitjen e raportit vleresues mbi kerkimin dhe inovacionin ne fushen e shendetsise.
  • ISHP ka udhehequr procesin e pergatitjes per here te pare te raportit shumeplanesh mbi drogat ne vendin tone. Dokumenti eshte ndertuar sipas standarteve te Agjensise Europiane Perkatese EMCDDA. Raporti eshte publikuar
  • Draft strategjine e reduktimit te demeve nga alkooli
  • Strategji te kontrollit te pandemise se gripit dhe strategji te komunikimit mbi gripin. Gjithashtu ne kete kuader jane pergatitur udhezuesit dhe gjithe dokumentacioni perkates per survejancen e integruar
  • ISHP eshte i perfshire ne hartimin e draft strategjise se sistemit te informacionit shendetsor (ne proces)
  • Rregullore te re mbi standartet te ujit te pijshem, ne perputhje me kriteret e BE. Pritet kalimi ligjor ne formen e VKM. Gjithashtu po punohet per pergatitjen e nje projekt rregulloreje lidhur me ujin e pishinave
  • Rregullore ne fushen e sherbimeve kunder HIV/AIDS. Pritet kalimi ne formen e VKM
  • Eshte duke u punuar mbi nje model te organizimit te sherbimeve per parandalimin e semundjeve kronike ne sherbimet e kujdesit paresor.
  • Jane perfunduar disa udhezues mbi kontrollin e vektoreve te semundjeve infektive, diagnozen laboratorike te meningiteve dhe eshte duke u punuar mbi nje dokument strategjik mbi kontrollin e infeksioneve nozokomiale
  • Ne bashkepunim me projektin ProShendetit dhe Ministrine e Shendetsise eshte perpiluar nje dokument zhvillimi per strukturat e promocionit ne Shqiperi
  • Jane pergatitur nje numer raportesh te monitorimit te politikave te shendetit publik me Ministrine e Shendetsise dhe Ministri te tjera lidhur me respektimin e konventave te caktuara si ajo e te drejtave te femijeve, e perfshirjes sociale etj
  • Se fundi eshte punuar edhe lidhur me permbushjen e detyrimeve te pyetesorit te integrimit ne kuader te Ministrise se Shendetsise apo edhe Ministrive te tjera

 

 

2. Kerkim, zhvillim dhe inovacion

  • Ka perfunduar ne vitin 2009 studimi kombetar i demografise dhe shendetit i kryer ne bashkepunim me INSTAT. Nje kampion perfaqesues prej rreth 7500 femrash dhe 3000 meshkush u intervistuan dhe ekzaminuan per nje numer te madh treguesish me vlere per politikat shendtsore. Raporti perfundimtar eshte perfunduar dhe per rreth nje muaj do te organizohet nje konference mbi gjetjet. Studimi eshte kryer per here te pare ne kete format ne vendin tone, por metodologjia e zgjedhur lejon krahasimin me gjetjet e RHS te vitit 2002.
  • Ka perfunduar studimi i dyte kombetar mbi sjelljet e rrezikshme tek te rinjte (YRBS). Me perfundimin e ketij studimi arrihet te krijohet prane ISHP nje mjet i monitorimit sistematik te nje sere faktoresh risku te te rinjte e shkollave 14-18 vjec cka mundeson analizat ne kohe te prevalences se ketyre faktoreve, efektin e politikave shendetsore dhe parashikimin e problemeve shendetsore ne te ardhmen. Planifikohet qe nje studim i tille te kryhet cdo 3 vjet. Ende pritet raporti perfundimtar
  • Ka perfunduar nje studim tek te rinjte e shkollave mbi sjelljen lidhur me substancat psikoaktive (ESPAD). Kryhet per here te pare ne vendin tone dhe do te sherbeje si nje burim informacioni per raportet periodike mbi drogat ne vendin tone. Ende pritet raporti perfundimtar
  • Perfundoi faza e trete e studimit mbi obezitetin dhe ushqyerjen e pashendetshme tek femijet 8-10 vjec. Studimi kryhet per here te pare ne kete format dhe raporti perfundimtar eshte gati.
  • Ka perfunduar studimi sjelljeve shendetsore ne femijet e shkollave 11-13 vjec (HBSC). Studimi, do te pasohet kete vit nga nderhyrje te ISHP ne bashkepunim me autoritetet arsimore ne nje sere shkollash per nxitjen e sjelljeve te shendetshme. Eshte duke u perfunduar raporti i studimit
  • Ka perfunduar studimi i dyte mbi sjelljen ndaj duhanit tek femijet e shkollave te moshes 13-15 vjec (GYTS).
  • Nga janari i 2009 ka filluar puna per ndertimin e Survejances te Defekteve te Lindura (SDL), qe u formalizuua me nje urdher te Ministrit te Shendetesise. Jane pergatitur te gjtha materialet si skedat individuale, informacioni shoqerues dhe jane kryer trajnimet ne te gjitha rajonet e vendit.
  • Kete vit hyri ne nje faze te re pune per ndertimin e sistemit te survejcances se infeksioneve seksualisht te trasmetueshme ne vendin tone.
  • Ka perfunduar nje studim vleresues mbi kanceret e shendetit riprodhues ne Shqiperi. Eshte ndertuar harta gjeografike e shperndarjes se sherbimeve qe ofrohen per parandalimin e kancerave te shendetit riprodhues shoqeruar me vleresimin e kapaciteteve shendetesore. Ky aktivitet kryhet per here dhe do te sherbeje si baze per nderhyrjet e parashikuara kete vit me qellim krijimin e nje sistemi te organizuar te parandalimit te kancerit te qafes se mitres dhe kancerit te gjirit.
  • Ka vijuar puna per fazen e dyte te projektit mbi Sistemin e Survejances se Abortit realizoi vendosjen e sistemit elektronik te raportimit te abortit ne te gjithe rrethet e vendit.
  • Ka perfunduar grumbullimi dhe perpunimi i te dhenave shendetsore mbi vdekshmerine dhe semundshmerine sipas gjinise dhe nga te gjitha shkaqet, ne kuader te Projektit HANS MIS GRID per vitet 2002- 2007, si dhe indikatore te tjere shendetsore. Metodologjia zbatohet per here te pare ne vendin tone dhe do te sherbeje si baze per ndertimin e raporteve vjetore mbi shendetin, detyre qe del edhe nga ligji i ri i Shendetit Publik.
  • Eshte kryer faza e para e studimit mbi nivelin e stresit ne pune dhe ndikimet e tij ne shendet tek nje kampion punonjesish te shendetsise dhe arsimit.
  • Studime te kufizuara me natyre “njohuri, qendrime, nevoja” jane kryer lidhur me tema te tilla si dhuna ndaj femijeve, gjendja shendetsore e femijeve rome, menopauza, etj
  • Eshte ne fazat e perfundimit nje studim pilot lidhur me efikasitetin dhe sigurine  e terapise se kombinuar te disa preparateve farmaceutike antivirale  (Peginterferon α-2a PEGASUS plus optimal  dose of Ribavirin) te paciente me given for 48 Hepatit C genotype 1b
  • Jane kryer disa studime te kufizuara seroprevalence ne grupe te tilla si perdoruesit e drogave, femrat e trafikuara, te burgosur, ne popullate rome dhe ne shtepite e femijes.
  • Eshte vleresuar nje pasoje shendetsore (tinitusi) tek studemtet dhe gjimnazistet e qytetit te Tiranes si pasoje e ekspozimit ndaj muzikes se larte.
  • Eshte arritur perfshirja e ISHP ne dy konsorciume kerkimore europian dhe kualifikimi per aplikim ne Programin Europian te FP7.
  • Kane vijuar, pavaresisht problemeve financiare, projektet kerkimore te mbeshtetetura nga Ministria e Arsimit dhe Shkences;
    • Eshte ne proces studimi mbi prevalencen e infeksionit nga virusi i papilomes dhe markuesit molekulare si indikatore te riskut per parandalimin e kancerit te qafes se mitres.
    • Eshte ne vitin e tij te fundit projekti studimor tre vjecar lidhur me harten aktuale seroepidemiologjike dhe gjenotipike te hepatiteve virale ne shkalle kombetare (kampion perfaqesues i tere popullates se vendit tone).
    • Vleresimi i ndikimit te ndotjes se ajrit se mjediseve te brendshme  ne institucionet shkollore tek femijet e shkollave 6-14 vjec
    • Projekti i cilesise se rezultateve te matjeve te mostrave mjedisore  dhe ushqimore (bashkepunim me Sllovenine). 
    • Eshte ne vitin e fundit projekti i implementimit te metodave baze per vleresimin e produkteve me baze qumeshti
  • Jane kryer nje sere temash studimore dhe projektesh monitorimi te agjenteve mjedisore me pootencial reziku per shendetin:
    • Permbajtja e hidrokarbureve  (PAH) ne ujerat e zones naftembajtese Patos-Ballsh
    • Permbajtja e metaleve te renda ne ujrat e zonave mineralambajtese ne rrethet e Pogradecit dhe Bulqizes.
  • Instalimi i laboratoreve te rinj dhe teknikave te reja laboratorike
    • Laboratori i ri i virologjise dhe teknika e diagnozes me RT-PCR
    • Laboratori i ri i jodurise, qe do te mundesoje per here te pare kryerjen e monitorimit te strategjive te uljes se pamjaftueshmerise jodike ne Shqiperi
    • Laboratori i semundjeve entomologjise dhe diagnoza e plote per here te pare ne vend e ethes hemorragjike.
  • Eshte arritur perfshirja e ISHP ne dy konsorciume kerkimore europiane dhe kualifikimi per aplikim ne Programin Europian te FP7.

 

 

3. Veprimtari informuese, ndergjegjesuese dhe edukuese per grupe te ndryshme te popullates

  • Eshte prodhuar dhe promovuar ne nje seminar me perfaqesues te mediave kalendari kombetar i promocionit shendtsor
  • Jane organizuar disa seminare ne bashkepunim me projektin Proshendetit dhe me pjesemarrjen e Zvministres se shendtesise, me agjensite dhe shoqatat qe punojne fushen e edukimit shendetsor. Qellimi – forcimi i veprimeve te perbashketa ne fushen e promocionit dhe ndertimi i nje politike te zhvillimit ne kete fushe.
  • Eshte organzuar nje fushate dy mujore kunder duhanit me mbulim me spote televizive. Hapja e saj u iniciua me nje konference per shtyp me pranine e ministrit te shendetsise
  • Jane organizuar aktivitete ndergjegjesuese lidhur me kancerin e gjirit si marshimi sensibilizues me pjesemarrjen e kryetares se parlamentit, kryetarit te Bashkise Tirane (me mbeshtetjen e shoqates se grave kristiane), takime dhe biseda me grupe grash dhe eshte organizuar dita e mamografise
  • Eshte organizuar dita e ushqyerjes se shendetshme ne bashkepunim me restorante te Tiranes. Gjithashtu, jane kryer trajnime te nxenesve dhe mesuesve ne 5 shkolla te rrethit te tiranes mbi ushqyerjen e shendetshme
  • Jane organizuar disa aktivitete ne shkolla te qyeteve te Shqiperise ne kuader te javes se sigurise rrugore
  • Ne bashkepunim me projektin C change eshte organizuar dita boterore e kontracepsionit
  • Ne bashkepunim me bashkine dhe Drejtorine Arsimore te qytetit te Pogradecit eshte organizuar fushata “Plazh i paster –Shendet per ju”
  • Jane organizuar nje sere aktivitetesh ne diten e nderkombetare te luftes kunder HIV/AIDS, perfshire nje konference per shtyp me pjesemarrjen e Ministrit te Shendetsise
  • Eshte organizuar java e luftes kunder kancerit te qafes se mitres dhe konferenca e pare me kete teme me pjesemarrje te ministrit te shendetsise dhe zonjes se kryeministrit
  • Ne bashkepunim me shoqaten CRCA eshte organizuar nje tryeze e rrumbullaket ne diten boterore kunder dhunes ndaj femijeve
  • Ne kuader te pergatitjes ndaj pandemise dhe ndergjegjesimit publik jane organizuar nje sere aktivitetesh ne shkolla 9 vjecare te vendit, te pasuara nga nje fushate mediatike
  • Ne bashkepunim me Institutin e Medias jane trajnuar disa grupe profesionistesh te medias mbi tema te ndryshme te shendeti publik
  • Ne bashkepunim me shoqaten e dhuruesve vullnetare te gjakut jane kryer aktivitete ndergjegjesuese mbi dhurimin vullnetar te gjakut.
  • Eshte organizuar dita e diabetit ne bashkepunim me shoqaten e diabetikeve. Ne nje konference ndergjegjesuese e organizuar per kete qellim morri pjese edhe ministri i shendetsise
  • Vazhdon projekti i permiresimit te shendetit riprodhues te popullsise shqiptare me nderhyrje edukuese per komunitetin dhe trajnuese per profesionistet e shendetsise
  • Eshte organizuar ne bashkepunim me proshendetin nje aktivitet ndergjegjegjesues dhe edukues mbi shtatzanine e shendetshme ne 5 qarqe te vendit
  • Eshte organizuar fushata ndergjegjesuese ne javen europiane te vaksinimit dhe fushata per informim publik lidhur me futjen e vaksines se re kunder hemofilus. Eshte siguruar pjesemarrja e ministrit te shendetsise.

 

  • Eshte siguruar nje mbulim mediatik shume i madh per te gjitha aktivitetet, nderkohe qe specialiste te te gjithe departamenteve te ISHP kane bashkepunur ne menyre te shpeshte dhe sistematike me programet televizive tematike apo me rubrikat tematike te gazetave;  jane me dhjetra (mbi 50) emisionet dhe rubrikat e tilla te organizuara me ndihmen e specialisteve te ISHP
  • Jane pergatitur dhe publikuar 4 broshura, 7 fletepalosje, 11 postera, 5 spote televizive, dy bluza me mesazhe, 1 kartoline. Eshte furnizuar me informacion websiti i ISHP, i cili prej dy vjetesh siguron nje mbulim te mire mediatik. Eshte publikuar nje reviste informative mbi shendetin riprodhues me tre numra.

 

 

4. Trajnim, edukim ne vazhdim per grupe te ndryshme te profesionisteve

  • Gjate vitit 2009 u mbajt konferenca e trete mbarekombetare dy ditore e shendetit publik. Konferenca pati nje pjesemarrje masive si nga vendi ashtu edhe nga Kosova. U sigurua pjesemarrja e Ministrit te Shendetsise dhe eksperteve te OBSH
  • Eshte organizuar kursi i dyte tre javor i epidemiologjise se terrenit dhe ekspertizes sanitare
  • Eshte organizuar kursi i pare dyjavor i shendetit ne pune.
  • Ne bashkepunim me Ministrine e Punes  eshte organizuar Konferenca Kombetare e shendetit ne pune
  • Seminar kombetar mbi pergatitjen e spitaleve ndaj Gripit Pandemik- Ushtrim ne tavoline WHO/ISHP/FM/MSH
  • Ne kuader te gripit jane kryer me dhjetra seminare lokale per trajnimin e mjekeve, profesionisteve te shendetit publik dhe menaxhereve te spitaleve
  • Me dhjetra seminare, jane organizuar gjithashtu, per trajnimin e e profesionisteve ne kuader te futjes se vaksines se re pentavalente
  • Jane organizuar me dhjetera seminare 1 ditore me tema te ndryshme me specialistet e promocionit dhe mjeket e shkollave.
  • Specialistet e ISHP jane perfshire ne mesimdhenie, si pedagoge te jashtem ne institucione universitare publike, perfshi Fakultetin e Mjekesise me nje volum te madh oresh leksione dhe seminare.
  • Specialistet e ISHP kane marre pjese ne nje numer seminaresh dhe kursesh kualifikimi jashte vendit duke kontribuar ne permiresimin e vazhdueshem te kapaciteteve profesionale ne ISHP
  • Specialistet e ISHP jane perfshire ne nje sere rrjetesh profesionale te rajonit
  • Jane pergatitur nje numer materialesh trajnimi per profesionistet (kryesisht materiale ne ndihme te paketes baze te sherbimeve per mjeket dhe infermieret e qendrave shendetsore), per tu aplikuar ne kurse te parashikuara ne vitin 2010
  • Eshte publikuar sistematikisht revista mjekesore (tre numra) dhe buletini i ISHP (tre numra)

 

 

Aktivitete te tjera funksionale

Vec aktivitetve prioritare te permendura me siper departamentet e ISHP kane vijuar te kryejne nje volum te madh pune lidhur me:

  • Monitorimin e cilesise se ujit te pijshem ne te gjithe territorin e vendit, menaxhimin e sistemit te informacionit per kete komponent, inspektimin e vazhdueshem te cilesise se  sistemit dhe prodhimin e raportit mujor perkates
  • Monitorimin e ndotesve ne ajrin e qyteteve sipas skemes se miratuar nga Ministria e Mjedisit dhe prodhimin e raportit perkates vjetor
  • Monitorimin e ndotesve ne ujin e plazheve sipas skemes se miratuar nga Ministria e Mjedisit dhe prodhimin e raportit perkates vjetor. Jane monitoruar ujerat siperfaqesore ne disa lumenj te vendit.
  • Ka vijuar te monitorohet zona e Gerdecit pas shperthimit, per nje sere agjentesh biologjike dhe kimike.
  • Eshte menaxhuar sistemi i survejances se integruar te semundjeve infektive, sistemit te informacionit per kete komponent, inspektimin e vazhdueshem te cilesise se  sistemit dhe prodhimin e raportit javor perkates.
  • Eshte menaxhuar programi i kombetar i vaksinimit
  • Eshte menaxhuar sistemi shperndarjes dhe monitorimit te kontraceptiveve
  • Ka vijuar sistemi i monitorimit te programeve rajonale lidhur me infeksionet spitalore
  • Kane vijuar sherbimet e references laboratorike dhe sherbimet e diagnozes laboratorike per analizat e sofistikuara.
  • Eshte menaxhuar programi kombetar i HIV/AIDS, me mbeshtetjen per VCT dhe programet komunitare te shoqatave jo qeveritare

 

Jane kryer nje numer shume i madh (disa qindra) ekspertizash sanitare (uji, zhurmat ajri ushqimet etj), inspektimesh epidemiologjike, sanitare dhe te programeve te shendetit publik ne te gjithe territorin e vendit. Keto aktivitete jane kryer ne sherbim te strukturave rajonale te shendetit publik, komuniteteve, agjensive shteterore dhe atyre private  

Ne funksion te ketyre aktiviteteve jane kryer me mijera e mijera teste e analiza laboratorike.

Ne nje llogaritje te perafert mund te thermi se vetem ne vitin 2009 specialistet e ISHP kane kontaktuar me rreth 12 000  mjeke, infermiere, punonjes te shendetit publik, arsimtare, grupe te ndryshme te komunitetit, duke i trajnuar, apo ndergjegjesuar ata per probleme te ndryshme shendetsore.

Ka filluar puna per futjen e standarteve organizative dhe laboratorike bashkekohore dhe ky vit do te jete i rendesishem ne kete drejtim

Ne perfundim, permendim edhe faktin se ne fund te viti te kaluar ISHP u pranua edhe si anetar me te drejta te plota ne Organizaten Boterore te Instituteve te Shendetit Publik INAPHI


 


 
© Instituti i Shendetit Publik - 2007-2010