Në kuader të Ditës Boterore të Zemrës, Shoqata Shqiptare e Kardiologëve, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, organizon nje aktivitet sensibilizues në mjediset e qendrës tregtare “TEG”.

Qëllimi i ketij aktiviteti është ndergjegjesimi dhe informimi i popullates lidhur me semundjet kardiovaskulare, të cilët janë shkaktarët kryesore të vdekjeve në të gjithë botën, si dhe faktoret e rrezikut që favorizojnë zhvillimin e tyre.

Aktiviteti, ka në target individët që frekuentojnë qendrën tregtare dhe fokusohet në depistimin e faktorëve të rrezikut, të tillë si: presionin arterial, nivelin e sheqerit në gjak, matjen e peshës,  gjatësisë, dhe belit. Individët që konsiderohen në rrezik për të zhvilluar sëmundje të zemrës, këshillohen nga mjekë kardiologë dhe specialistët e shëndetit publik.

Gjithashtu gjate aktivitetit shperndahen edhe fletepalosje dhe broshura me informacion të nevojshëm per sëmundjet e zemres si dhe per faktoret e rrezikut te cilet ndikojne ne zhvillimin e ketyre semundjeve.

Aktiviteti, i cili mbështetet nga Bayer do te zhvillohet gjate dy diteve ne mjediset e  qendres tregtare “TEG” (ne datat 29 dhe 30 Shtator).