Eglish
 


Gastroenteriti akut viral


Gastroenteriti akut viral shkaktohet nga një grup virusesh,të quajtura,Noroviruse. Gastroeneteriti është një inflamacion,(skuqje) i stomakut dhe i zorrëve.
Ndryshe Gastroenteriti acute viral njihet edhe si “Gripi i stomakut”.
Norovirusi është shumë ngjitës ,shpërndahet shumë shpejt ,ndaj duhet treguar shumë kujdes.
Simptomat e Gastroenteriti akut viral
Simptomat janë:Të përzjera,të vjella,diarre,dhimbje stomaku.Disa njerëz mund të kenë dhimbje koke,temperaturë jo të lartë,lodhje,etj.
Sëmundja zakonisht fillon 12-48 orë menjëherë mbas infektimit  dhe zakonisht zgjat 1-2 ditë.Por duhet treguar kujdes për fëmijët,të moshuarit,të sëmurët me sëmundje kronike,etj

Si mund të infektohesh me norovirus?
Noroviruset gjënden në të vjella dhe jashtëqitje.
Infektimi ndodh nga :

  • Konsumumimi i ushqimit apo ujit të ndotur,
  • Prekja e objekteve apo sipërfaqeve te ndotura,
  • Nga kontakti direkt me persona të tjerë të infektuar(p.sh,kur kujdesemi për një person të sëmurë,përdorim ene të njëjta ,etj)

A është ngjitës virusi i gastroeneteritit?
Norovirusi është shumë ngjitës ,shpërndahet shumë shpejt ,ndaj duhet treguar shumë kujdes.
Njerrzit e infektuar janë ngjitës nga momenti që ndjehen të sëmurë deri të paktën tre ditë. Por, Njerzit e infektuar ,mund të jenë infektues për të tjerët deri në dy javë.Prandaj është e rëndësishme larja e duarve dhe zbatim te nje  higjene ne pergjithesi.
A mund të mjekohet infeksioni nga noroviruset?
Nuk ka vaksinë që të parandalojë këtë infeksion.
Nëse vërtetohet se është infeksion nga ky virus nuk mjekohet me antibiotikë.Por si shkak i të vjellave dhe diarresë ,njerrzit mund të humbasin lëngje nga trupi dhe kjo mund të shkaktojë  probleme serioze,sidomos tek fëmijët,të moshuarit,etj.Në këtë rast rekomandohet  bërja e serumeve në spital ose pirja e lëngjeve rehidruese me shumicë.
Lëngjet rehidruese gjënden në çdo farmaci .
Përhapja e infeksionitmund të parandalohet Të gjithë personat e infektuar nuk duhet të përgatisin apo të gatuajnë  derisa simptomat etyre të zhduken plotësisht.Ushqimi I gatuar prej tyre ,infektohet me virus dhe bëhët ngjitës për të tjerët.
Këshilla për të gjthë
Nëse do të zbatojmë disa rregulla të thjeshta ,të dobishme ,të domosdoshme ,të gjitha infeksionet janë të parandalueshme.
Ndiqini këto këshilla:

  • Lani duart me sapun ,shpesh mbas çdo aktiviteti që kryeni .Por, SIDOMOS,mbas përdorimit të banjës ,para  ngrënies dhe para përgatitjes së ushqimit.
  • Lani me kujdes frutat dhe zarzavatet ,sidomos nëse përdoen të freskëta
  • Pastroni dhe disinfektoni ambientet dhe sipërfaqet,sidomos mbas infeksioneve.
  • Hiqini  menjëherë dhe Lani rrobat mbas infeksionit tuaj.
  • ZIENI UJIN

                                  
                                                  INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK



 
© Instituti i Shendetit Publik - 2007-2010