2 PRILL, DITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Kjo datë është vendosur nga rezoluta e Asamblesë e Përgjithshme e Kombeve ë Bashkuara “62/139. Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin”.

Kjo rezolutë, ka katër componentë kryesorë:  (1) vendosja e 2 Prillit si Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, (2) pjesëmmarja e e organizatave UN, insittucioneve shtetërore, OJF-ve dhe insituicineve private, (3) Rritja e ndërgjegjësimit lidhur me Autizimin në të gjithë nivelet e shoqërisë, (4) ky mesazh u shpërndahet shteveve dhe UN-ve.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin synon të rritë ndërgjegjësmin lidhur me njerëzit, sidomos fëmijët me autizëm. Në këtë ditë synohet dhënie informacioni për prindër, mësues, punojnjës të kujdesit shëndetësor, etj.

Autizimi është një çrregullim i zhvillimit neural, i karakterizuar ne dëmtimi i ndërveprimit dhe komunikimit social si dhe nga sjellje përsëritëse. Këto shenja fillojnë përpara si fëmijëa të jetë tre vjeç. Megjithëse disa nga fëmijët me autizëm, arrijnë të kenë një jetë normale si të rritur, jo të gjithë ia dalin.

Çrregullimet e spektrit të autizimit

Të dhënat epidemiologjike vlerësojnë se nga të dhënat globale 1 në 160 persona vuan nga ky çrregullim, ose 0.3% e sëmunjdeve gloable në tërësi. Gjithësesi nuk ka të dhëna të sakta nga vendet me të ardhura të ulëta apo të mesme. Në të gjithë botën, personat me këtë çrregullim përfaqësojnë një grup vulnerabël. Ata janë shpesh subjekt i stigmës dhe diskriminimit, duke përfshirë mosmarrjen e shërbimeve që u takojnë në aspektin shëndetësor apo edukativ si dhe në mundësinë për tu përfshirë dhe për të qenë aktivë në komunitetin e tyre. Në aspektin global, aksesi në shërbime  për personat me çrregullime të zhvillimit, shoqërohet me një sërë  pasojash emocionale, ekonomike, sociale, etj.

Autizimi është një gjendje që prek funksionimin e trurit. Shenjat e para zakonisht shfaqen përpara se fëmija të jetë tre vjeç.

Çrregullimet e Spektrit të Autizmit përfaqësojnë një seri çrregulllimesh kognitive dhe neurobiheiviorale, përfshirë dhe autizmin. Prevalenca e autizmit varion nga 0.7 – 21.1 për 10 000 fëmijë (mediana 5.2 për 10 000) ndërsa prevalence e çrregullimeve të spektrit të autizmit është vlerësuar të jetë nga 1-6 për 1000.

Nga 11 studime të kryera, 4 prej të cilëve vitet e fundit, duke marrë në konsideratë kontrollin e rasteve,  rezultuan se nuk ka ndonjë lidhje domethënëse ndërmjet rrezikut të autizimit dhe vaksinës së fruthit.

Shenja dhe simptoma

Personat me ÇSA shpesh kanë probleme me aftësitë komunikuese, emocionale, sociale. Ata mund të përsërisin të njëjtën sjellje dhe mund të mos kenë dëshirë të ndryshojnë në aktivitetet e tyre të përditshme. Shumë persona me ÇSA kanë mënyra të ndryshme të të mësuarit, të të kushtuarit vëmëndje apo të reagimit ndaj gjërave. Shenja të ÇSA shfaqen gjatë fëmijërisë së hershme dhe mund të zgjasin gjithë jetën e personit.

Artikullin e plotë mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu

Start Date - End Date

Apr 02, 2015 - Apr 02, 2015

Start Time - End Time

1:00 am - 12:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Share This