Java Botërore e Ushqyerjes me Gji është një aksion madhor që zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë javës së parë të muajit Gusht, i organizuar nga WABA (Aleanca Botërore për Veprim për Ushqyerjen me Gji) dhe i mbështetur fuqimisht nga UNICEF dhe OBSH.

Çdo vit përzgjidhet një temë e veçantë, mbi të cilën organizohet platforma bazë e Javës Botërore dhe jepen rekomandimet për aktivitete të ndryshme në gjitha vendet e botës që e festojnë këtë Javë. Partnerët kryesorë në organizimin e kësaj jave ndërgjegjësuese në Shqipëri janë Ministria e Shëndetësisë, UNICEF, OBSH dhe dega e Rrjetit Ndërkombëtar të Veprimit për Ushqimin e Fëmijëve (IBFAN).

[01-07 Gusht 2013] Java Botërore e Ushqyerjes me Gji(.pdf)